Arrestohet një 67 vjeçar në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje
Një 67 vjeqarë është arrestuar nga policia e Kosovës nën dyshimin për dhunë në famillje dhe armëmbajtje pa leje.
I dyshuari është raportuar në polici për dhunë në famije dhe pas saj policia ka kryer kontrolle në shtepinë e të dyshuarit ku është gjetur armë zjarri pistoletë, me një karikator dhe tetëdhjetë e tetë fishekë zjarri, njofton policia.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll të pa autorizuar të armeve dhe municionit’’.”, thuhet në njoftimin e policisë.