Arrestohet një person në Zveçan, dyshohet për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në maj 2023 - NACIONALE

Arrestohet një person në Zveçan, dyshohet për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në maj 2023

5 orë më parë

nga NACIONALE

Një person me inicialet I.M. është arrestuar të dielën në Zveçan nën dyshimin për përfshirje në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore.

I.M. dyshohet për kryerjen e veprave penale “sulm ndaj personit zyrtar”, “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme