Arrestohen gjashtë shtetas të huaj në Prishtinë, u konfiskohen katër armë dhe 63 fishekë - NACIONALE

Arrestohen gjashtë shtetas të huaj në Prishtinë, u konfiskohen katër armë dhe 63 fishekë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar që të gjithë shtetas të huaj për armëmbajtje pa leje në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, të “njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të sajë, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë 19.06.2023-00:39. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, shtetas të huaj pasi që të njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të sajë, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme