Arifi: Po e thonë të gjithë, s'ka njohje reciproke - NACIONALE

Arifi: Po e thonë të gjithë, s'ka njohje reciproke

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Politologu Dritëro Arifi ka komentuar çështjen e marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, nuk do të ketë njohje reciproke, dhe këtu përmendi edhe deklarimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa prej vendeve anëtare të BE-së.

Veç kësaj, Arifi shtoi se kjo është vetëm një gjysmë marrëveshje për të ecur tutje.

“Nuk ka marrëveshje finale, këtë e kanë thanë edhe SHBA-të edhe disa shtete të BE-së, kjo nuk është një marrëveshje finale, kjo është vetëm një gjysmë marrëveshje për të ecur tutje por nuk ka dakordim për asgjë, në kuptimin e njohjes reciproke”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjinin.

Lajme të ngjashme