Kullashi i Akademisë së Shkencave: Në planin franko-gjerman është njohja de fakto e Kosovës
Muhamedin Kullashi, anëtar i Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), në një intervistë për “RTK PRIME” ka pohuar se Kosova do të sigurojë njohjen nga 5 shtetet mosnjohëse të BE-së në rast të pranimit të planit franko-gjerman.
Sipas tij, ky plan normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dhe kjo çdo në njohje de facto, megjithatë, sipas tij, njohja formale nuk do të ndodhë për ca kohë.
"Prej disa ekspertëve të Bashkësisë Evropiane është dokument(plani franko-gjerman) i cili i vë në binar raportet midis Kosovës dhe Serbisë pas shumë viteve, kjo është njohje de fakto e pastaj vjen njohja formale." - ka thënë ai.
Ai ka kërkuar që politikanët në Kosovë të fokusohen në qëllimin madhor, marrëveshjen përfundimtare, e jo në problemet e vogla siç janë targat.