Analisti e kritikon avokatin Koci: Trego mirëkuptim dhe respekt, me një protestë nuk kryhen krejt - NACIONALE

Analisti e kritikon avokatin Koci: Trego mirëkuptim dhe respekt, me një protestë nuk kryhen krejt

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar avokatit Arianti Koci, i cili dje është ankuar për pjesëmarrje te vogël të qytetareve në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai ka bërë me dije se Koci duhet tregoi pak mirëkuptim për këtë çështje.

Sipas tij, askush nuk duhet të ketë pritje që me një protestë të kryhen të gjitha çështjet.

“Disa që po ankohen për protestat sot e po thonë "marre" sa kanë e nuk kanë dalë, duhet pak me tregu mirëkuptim dhe respekt. Këtë e kuptoj më shumë që po e shprehin dëshirën e tyre me pas veprime më mirë të organizuara, me u përmirësu vazhdimisht. Nuk duhet askush me pritë me pas një protestë të madhe edhe me u kry krejt. Nuk jemi në vitet e 80ta dhe 90ta, por në 2026, ku shoqëria duhet me qenë dinamike dhe me protestu sa herë ka nevojë, edhe me 2-3 njerëz nëse është e nevojshme, e në disa lokacione”, ka shkruar ai, duke shtuar se protesta duhet të vazhdojnë.

“Kurgjo nuk rregullohet me një veprim, e as me një protestë më masive një ditë të vitit. Kjo shoqëri ka nevojë me qenë aktive dhe kërkuese, nëse dëshiron shërbime më të mira publike e jetë më të dinjitetshme e të përballueshme. Duhet me protestu sa herë ka nevojë, edhe sot ka qenë në atë funksion. Suksesi i një proteste nuk mvaret medoemos nga madhësia e saj në numra. Sigurisht që ka qenë protestë e mirë sot, ka reagu shoqëria e njerëzit kanë tregu shqetësimin e tyre për kushtet socio-ekonomike. Por nëse kjo e sotmja është vetëm një hap i parë i nisjes, lëvizje fillestare, kishte me pas shumë ndikim pozitiv dhe kisha me e konsideru si protestë shumë të suksesshme. Pra nuk ka protestë të keqe! Nuk ekziston. E normal që sa më shumë formësohen me kërkesa specifike, me organizim efikas... aq më mirë”, ka shkruar ai.

Pas protestës së djeshme, avokati Koci ka kritikuar ata që janë ankuar në rrjete sociale për shtrenjtim të rrymës e nuk kanë dalë në protestë.

Lajme të ngjashme