Ambasadori i Serbisë në Amerikë kërkon që të tërhiqet rezoluta për Srebrenicën - NACIONALE

Ambasadori i Serbisë në Amerikë kërkon që të tërhiqet rezoluta për Srebrenicën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, theksoi sot se Serbia kërkon që parashtruesit dhe sponsorët e rezolutës për Srebrenicën ta tërheqin atë propozim.

Kjo sipas tij, në mënyrë që të “pajtohet në rajon dhe që kjo temë e ndjeshme të mos politizohet”.

Ai thotë se për projekt-rezolutën nuk ka pasur konsultime dhe se është tregues se rezoluta nuk është miratuar në përvjetorin e krimit, por në mes të 28 dhe 29 vjetorit.

“Kur u miratua Rezoluta për gjenocidin në Ruandë, për herë të parë u diskutua në Bashkimin Afrikan dhe u bënë konsultime edhe kur u miratua Rezoluta e Përgjithshme për Gjenocidin në Kombet e Bashkuara, e cila u sponsorizua nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kur ka dialog, atëherë mund të arrihet zgjidhja”, ka theksuar Gjuriq

Lajme të ngjashme