Ambasadori britanik në Shqipëri: Mosndëshkimi duhet të marrë fund - NACIONALE

Ambasadori britanik në Shqipëri: Mosndëshkimi duhet të marrë fund

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka folur rreth zhvillimeve në drejtësinë shqiptare.

Ai ka thënë se sheh një vendosmëri të vërtetë nga ana e institucioneve të pavarura për të zbatuar drejtësinë, duke shtuar se ky është një aspekt shumë i rëndësishëm.

Tutje, siç transmeton ATSh, King-Smith ka përmendur faktin se mosndëshkimi duhet të marrë fund.

“Unë shoh një vendosmëri të vërtetë nga ana e institucioneve të pavarura për të zbatuar drejtësinë, për të zbatuar sundimin e ligjit dhe për të rritur përgjegjësinë. Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për ne.

Ne duhet të përmirësojmë përgjegjësinë dhe t’i japim fund mosndëshkimit. Në mënyrë që, ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve tona”.

Lajme të ngjashme