Ambasadori amerikan në Beograd: Mezi pres ta shohë Kosovën në Ballkanin e Hapur
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se mezi po e pret Kosovën në Ballkanin e Hapur.
Këto deklarime ai i bëri në panairin e verërave në kryeqendrën serbe.
“Mezi pres ta shoh Kosovën pjesë të Ballkanit të hapur. Eshtë një nismë e mirë këtu në Ballkan, dhe mezi pres ta shoh edhe Kosovën pjesë të ngjarjeve të tilla në të ardhmen. E shoh më shumë si një nismë ekonomike, por ndoshta edhe kulturore.
Ideja është që njerëzit kanë shumë të përbashkëta dhe duhet të sigurohen që kufijtë e gjëra si këto, më shumë i bashkojmë sesa që i ndajnë”, tha Hill për Rtv21.
