Algjeriani me bluzën e UÇK-së bën 400 km rrugë për ta mbështetur Kosovën në Lojërat Mesdhetare - NACIONALE

Algjeriani me bluzën e UÇK-së bën 400 km rrugë për ta mbështetur Kosovën në Lojërat Mesdhetare

4 vjet më parë

nga Shpend Thaçi

Një tregim sa i rrallë, aq i bukur ai që vjen nga Orani i Algjerisë, atje ku po mbahen Lojërat Mesdhetare.

Djaloshi i ri algjerian, Houssem Tujamo, ka udhëtuar rreth 400 km për ta përkrahur Kosovën në Lojërat Mesdhetare. Këtë ai e ka bërë duke e veshur bluzën me mbishkrimin UÇK, në shenjë nderimi për guerilën tonë dhe veprës së komandantit legjendar Adem Jashari.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ia ka dhuruar atij fanellën e ekipit të Kosovës që po garon në Lojërat Mesdhetare.

Houssem është shprehur shpresëplotë se një ditë do t'i vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.

Ky është statusi i plotë i zëdhënësit për shtyp të KOK-ut, Kushtrim Krasniqi.

Lajme të ngjashme