Aksident me fatalitet në një fshat të Prizrenit: Humb jetën një këmbësor 81-vjeçar - NACIONALE

Aksident me fatalitet në një fshat të Prizrenit: Humb jetën një këmbësor 81-vjeçar

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aksident tragjik ndodhi në magjistralen Prizren–Gjakovë, në fshatin Piranë, të dielën rreth orës 18:30.

Viktima është një burrë 81-vjeçar me inicialet D.H., i cili humbi jetën në vendngjarje.

Sipas policisë, ai ishte këmbësor dhe u godit nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën.

“Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, konfirmoi policia për gazetën Express.

Ngjarja u verifikua nga ekipi emergjent mjekësor, ndërsa njësitet policore nisën menjëherë hetimet.

“I dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme”, bëri të ditur zëdhënësi Shaqir Bytyqi.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme