Akademisë i del edhe një “perlë”, Dr. Arsim Bajrami njofton – me 21 gabime – për librin e ri - NACIONALE

Akademisë i del edhe një “perlë”, Dr. Arsim Bajrami njofton – me 21 gabime – për librin e ri

3 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Pas një “analize” me 118 gabime drejtshkrimore, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është “nderuar” edhe nga anëtari korrespondent i saj, Dr. Arsim Bajrami, me mbi 20 gabime drejtshkrimore në disa fjali.

Si duket, Bajrami nuk di se si formohet shumësi i emrave të gjinisë mashkullore në gjuhën shqipe, duke u mbështetur në një shkrim që e ka publikuar në rrjetin “Facebook”.

“Të nderuar student, koleg dhe miq të dashur”- ka shkruar ish-ministri i Arsimit. Ai nuk i ka shkruar si duhet emrat “studentë” e “kolegë”, por këto nuk janë gabimet e vetme të ish-zyrtarit të lartë.

Bajrami e ka shkruar gabimisht edhe mbiemrin “disavjeçare”, duke e shkruar “disavjeqare”.

Më poshtë, e ka shkruar gabimisht edhe fjalën “jurisprudencë”, duke e shkruar “jurispodencë”.

E ka shkruar gabimisht edhe emrin “dënim”, duke e shkruar “denim”.

Bajrami nuk e ka shkruar mirë as mbiemrin “e përgjithshme”, duke e shkruar “e përgjithëshme”.

Nuk i ka shkruar në shumës, aty ku është dashur, mbiemrat “shtetërorë” dhe “ushtarakë”. E ka shkruar gabimisht edhe mbiemrin “ndërkombëtare”, duke e shkruar “ndërkombetare”.

Foljen “shërbyen” e ka shkruar “shërbyan”.

Emrin “kushtetutën” e ka shkruar “kushtetuten”.

Foljen “u shkatërrua” e ka shkruar “u shkatrrua”.

Foljen “u përgatit” e ka shkruar “u pregadit”.

Foljen “ka kryer” e ka shkruar “ka krye”.

Mbiemirn “franceze” e ka shkruar “frenqeze”.

Foljen “falënderoj” e ka shkruar “falenderojë.

I ka shkruar gabimisht edhe emrat “kolegët”, “bashkëpunëtorët”, “profesorët”, “studentët” dhe “ndihmën”, duke i shkruar “koleget”, “bashkëpuntoret”, “profesorët”, “studentet”, “ndihmen”./Nacionale

Lajme të ngjashme