SKANDALI II: 118 gabime gjuhësore në "analizën" e Akademisë së Shkencave - NACIONALE

SKANDALI II: 118 gabime gjuhësore në "analizën" e Akademisë së Shkencave

1 vit më parë

nga Nasuf Abdyli

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka publikuar një analizë, të cilën e ka quajtur “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”. Në dokumentin me 38 faqe, përpos vlerësimeve të llojllojta, janë gjetur edhe 118 gabime drejtshkrimore. Shumë gabime në këtë analizë janë elementare. Më poshtë po i publikojmë disa prej tyre.

Që në fillim, as titulli i dokumentit nuk është shkruar pa gabime. Nuk është shkruar “SERBISË”, por “SERBISE”.

Edhe një gabim tjetër gjuhësor ndodhet në faqen e parë të analizës: është shkruar “të tërheq” në vend të “t’ua tërheq”.

Në faqën e dytë, një folje nuk është përshtatur në numër me një emër. Emri është në numrin shumës, folja në numrin njëjës.

Më poshtë, është përdorur gabimisht trajta “iu” në vend të të trajtës “u”.

Në një fjali tjetër, mbiemri “i domosdoshëm” nuk është përshtatur në gjini me emrin “rikthim”.

Është përdorur gabimisht parafjala “tek” para emrit “sinjalet”. Duhet të përdoret parafjala “te”.

Është përdorur gabimisht ndajfolja “njëlloj”, në vend të përemrit të pacaktuar, “njëfarë”, para emrit “ventili”.

Është shkruar “ballonit” e nuk është shkruar “balonës”.

Nuk është përshtatur në gjini përemri “të gjitha” me emrin “stereotipat”.

Nuk është përshtatur në numër emri “heronjtë” me mbiemrin “serb”.

Nu kështë përshtatur në numër emri “lidhjet” me mbiemrin “të paqëndrueshëm”.

Nuk është shkruar “relievit”, por “reliefit”.

Në vend se të shkruhet “do t’i vijë”, është shkruar “do të vijë”.

Është shkruar gabimisht në formën e kohës së tashme folja në kohën e kryer të thjeshtë, “u varrosen”.

Nuk është shkruar “përballë tyrbes”, por “përball tyrbes”.

Është shkruar gabimisht togfjalëshi “Kosovës sotme”.

Nuk është shkruar “e vendosën”, por “e vendosen”.

Është përdorur, përsëri, gabimisht parafjala “tek” para emrave “mësimet” dhe “praktikat”. Duhet të përdoret parafjala “te”.

Është shkruar gabimisht togfjalëshi “problemeve e pazgjidhura”.

Është shkruar gabimisht folja në mënyrën lidhore, “ta përdor”, në vetën e tretë të numrit njëjës.

Është shkruar gabimisht togfjalëshi “pjesë të traditën”.

Është shkruar gabimisht “16 anëtarëve të Akademia Serbe”.

Është shkruar gabimisht emri “shpërpjestim”.

Në vend se të shkruhet “u përfshinë”, është shkruar “u përfshin”.

Folja “kanë” nuk është përshtatur në numër me emrin “lojaliteti”.

Në vend se të shkruhet “u prishën”, është shkruar “u prishen”.

Është përdorur gabimisht folja në numrin shumës, “do të shkaktojnë”, për emrin në numrin njëjës “shkëputja”.

Është shkruar gabimisht ndaras mbiemri “i pa baraspeshuar”. Duhet të shkruhet “i pabaraspeshuar”.

Është shkruar gabimisht mbiemri “këshillëdhënës”. Është shkruar “këshilldhënës”.

Është shkruar gabimisht shkurtesa në gjuhën angleze, BREXIT-it, duke u shkruar BREX-it.

Është shkruar gabimisht ndajfolja “thjesht”, duke u shkruar “thjeshtë”.

Është shkruar gabimisht emri “çnjohje”, duke u shkruar “ç’njohje”.

Është shkruar në kohë të gabuar foljore folja “u shprehën”, duke u shkruar “u shprehen”.

Nuk është shkruar “domethënie”, por “domëthënie”.

Nuk është shkruar “metodë”, por “medotë”.

Nuk është shkruar “përpjesëtimisht”, por “përpjestimisht”.

Nuk është shkruar “një mijë”, por “njëmijë”.

Nuk është shkruar “ndjeshmëria”, por “ndieshmëria”.

Nuk është shkruar “vijnë”, por “vinë”.

Lajme të ngjashme