Abdixhiku viziton biznesin familjar të një gruaje: Politika duhet t'u shërbejë bizneseve kosovare - NACIONALE

Abdixhiku viziton biznesin familjar të një gruaje: Politika duhet t'u shërbejë bizneseve kosovare

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar një biznes familjar të ëmbëlsirave, që sot i ka të punësuara mbi 40 gra.

‘’E nisur nga kuzhina e shtëpisë, me recetat tradicionale të nënës Nexhla, ky biznes familjar ka të punësuara sot mbi 40 gra’’- njofton Abdixhiku.

Ai tha se kjo familje me punësimin e këtij numri të madh të grave, tregon një shembull të realizimit të ëndrrës kosovare.

‘’ “Dolcetto Vjosa”, biznes i ëmbëlsirave, i udhëhequr nga Vjosa e Virtyti dhe dy vajzat e tyre Rina e Jeta, është shembull i realizimit të ëndrrës kosovare. Të asaj ëndrre që të lejon të bësh punën që do, të punësosh të tjerë, e të mbash familjen tënde e plot të tjera me të’’- tha Abdixhiku në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Ai shtoi se politika duhet t’ u shërbejë bizneseve kosovare, pasi që janë shtyllat e përparimit tonë kombëtar. Gjithashtu tha se plani i tyre ndaj sektorit privat, është plan i partneritetit e ndërtimit të vendit tonë.

‘’Bizneset kosovare janë shtyllat e përparimit tonë kombëtar. Politika duhet t’u shërbejë atyre. Jam në komunikim me ta sepse përtej politikave të thata, diskutimeve ngufatëse e polarizimeve të skajshme, ka një Kosovë që bën shumë dhe mundet edhe më shumë. Plani ynë ndaj sektorit privat është plan i partneritetit, i ndërtimit të vendit e i ndarjes së fryteve të këtij suksesi’’- shtoi Abdixhiku.

Lajme të ngjashme