Abdixhiku nën shoqërinë e Ramës e ambasadorit Abbott: Dua, pasuri e jona e përbashkët
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Dua Lipa është pasuri e përbashkët e Kosovës dhe Anglisë.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", i pari i LDK-së që u pa nën shoqërinë e ambasadorit britanik në Kosovë, Abbott dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, tha se Sunny Hill edhe këtë vit i jep Prishtinës skenë të jashtëzakonshme.
"Me Përparimin dhe ambasadadori Abbott, u pajtuam që Dua është pasuri e përbashkët e dy vendeve tona. Sunny Hill, edhe këtë vit, i jep Prishtinës dhe Kosovës, një skenë të jashtëzakonshme. Prishtina, e gjallë siç di ajo të jetë", shkroi Abdixhiku.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
