Abazi thotë se nesër "hapim të pame vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë": “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”
Ish-deputeti i VV-së tashmë deputet i pavarur në Kuvedin e Kosovës, Haki Abazi, ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në “shpalljen e vdekjes së Kuvendit dhe Qeverisë”.
Ai këtë shkrim e ka filluar me moton e dikurshme të protestave të VV-së kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi: “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”
“Nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si shtëpi e qytetarëve dhe shtëpi e juaj dhe e demokracisë, ju ftoj që kurdo që keni kohë të vizitoni Kuvendin e Kosovës nga ana e hyrjes së Deputetevë përballë zyrës së Bashkimit Evropian. Aty në ora 10:00 do të bëhet shpallja publike e vdekjes së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës!” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
“Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”
Nesër e Enjte në ora 10:00!
Të nderuara media dhe qytetarë, policë, mjekë, arsimtarë, prindër dhe të gjithë njerëzit e Kosovës që kanë pritur transformimin e madh të ndryshimeve politike dhe janë tradhëtuar dhe mashtruar nga loja e ndytë e Kurtit dhe poltronëve të tij.
Nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si shtëpi e qytetarëve dhe shtëpi e juaj dhe e demokracisë, ju ftoj që kurdo që keni kohë të vizitoni Kuvendin e Kosovës nga ana e hyrjes së Deputetevë përballë zyrës së Bashkimit Evropian. Aty në ora 10:00 do të bëhet shpallja publike e vdekjes së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës!
Kushdo që ndjehet i/e tradhëtuar nga kjo qeveri dhe nga përbërja e këtij Kuvendi, hajdeni nesër në ora 10:00 të mengjesit.
Nuk duhet lejuar që një njeri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike.
Policët pa sigurime , sindikatat e përjashtuara nga proceset, aktivist të LVV të tradhëtuar, gazetarë të fyer e te anatemuar, nëna e baballarë të vetmuar, veteranë të sharë e të ofenduar, deputetë të nënshtruar, rini e manipuluar të gjithë duhet të tregoni që nuk nënshtroheni para një njeriu se “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”