"990 ditë mungesa pa arsye": PSD me aksion në objektin e MASHT-it pas rezultateve në PISA - NACIONALE

"990 ditë mungesa pa arsye": PSD me aksion në objektin e MASHT-it pas rezultateve në PISA

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistë të PSD-së kanë mbajtur një aksion simbolik para objektit të Ministrisë së Arsimit.

Ky aksion është mbajtur pas dështimit të nxënësve kosovarë në testin e PISA-s.

990 ditë mungesa pa arsye” – thuhet në mbishkrimin që aktivistët e PSD-së kanë vendosur në objektin e MASHT-it.

Përndryshe, tashmë janë publikuar rezultatet e testit të PISA-s dhe Kosova është renditur edhe më keq se vitin e kaluar.

Ky rezultat ka nxitur reagime dhe kritika të ashpra ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme