Dalin rezultatet e testit PISA: Kosova pothuajse në fund për matematikë, shkencë e lexim - NACIONALE

Dalin rezultatet e testit PISA: Kosova pothuajse në fund për matematikë, shkencë e lexim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë publikuar rezultatet e testit PISA. Kosova edhe këtë herë ka dështuar keq.

Sipas rezultateve të publikuara, Kosova renditet krejt në fund të renditjes në pothuajse të gjitha kategoritë.

Image

Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, kurse vendin e 77-të nga 80 shtete për shkencë.

Kurse, në matematikë Kosova renditet në vendin e gjashtë nga fundi.

Rezultatet e testit u publikuan gjatë ditës së sotme.

Kjo është hera e tretë që merr pjesë Kosova në këtë vlerësim, përderisa rezultate pothuajse të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.

Image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vitin e kaluar kishte thënë se nuk mund të priten rezultate të mira pasi testi është mbajtur gjatë pandemisë, dhe sfidat kanë qenë të shumta.

E Arbërie Nagavci, ka theksuar se këto kanë qenë rezultate të pritshme duke pasur parasysh problemet me mësimin gjatë pandemisë.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë Nagavci në një konferencë për shtyp.

Image

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të 15-vjeçarëve. PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës.

PISA është një projekt i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD. Në Irlandë, projekti menaxhohet nga Qendra e Kërkimit Arsimor në emër të Departamentit të Edukimit dhe Aftësive.

Lendet në të cilat përfshihen nxënësit në Test për t’u vlerësuar janë shkrim-lexim, matematikë dhe shkencë. Në vitin 2021, matematika do të jetë fusha kryesore, dhe një faqe e re interaktive përshkruan kornizën e azhurnuar të matematikës PISA.

Lajme të ngjashme