15 të vdekur në Rusi pas shkrepjes së një arme për fishekzjarrë, që shkaktoi zjarr - NACIONALE

15 të vdekur në Rusi pas shkrepjes së një arme për fishekzjarrë, që shkaktoi zjarr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesëmbëdhjetë persona vdiqën dhe pesë të tjerë u lënduan të shtunën në qytetin rus, Kostroma, nga një zjarr i shkaktuar në një kafene, thanë autoritetet lokale.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, pasi dikush përdori një armë për hedhje të fishekzjarrëve gjatë një mosmarrëveshjeje, sipas autoriteteve.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur që të evakuojnë 250 persona. Guvernatori i rajonit Kostroma, Sergei Sitnikov, tha se pesë njerëz janë lënduar lehtë dhe u është dhënë ndihmë mjekësore, raporton agjencia “Associated Press”.

Kulmi i kafenesë u shemb gjatë përhapjes së zjarrit. Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë rast, ndërsa policia është duke e kërkuar personin që e përdori armën për fishekzjarrë.

Kjo nuk është hera e parë që mjetet piroteknike shkaktojnë zjarr vdekjeprurës në hapësira për zbavitje në Rusi. Në vitin 2009, mbi 150 persona kishin vdekur nga një zjarr në një klub nate të qytetit Perm, që kishte shpërthyer nga hedhja e fishekzjarrëve.

Lajme të ngjashme