100 euro shtesë për pensionistët dhe familjet me asistencë për muajin tetor - NACIONALE

100 euro shtesë për pensionistët dhe familjet me asistencë për muajin tetor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria Kurti ka ndarë 28 milionë euro për shpërndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe për familjet me asistencë sociale.

Kjo ndarje po bëhet në kuadër të Pakos së Përballjes me Inflacionin.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në mbledhje të Qeverisë tha se këto mjete do të transferohen gjatë këtij muaji.

Disa muaj më parë, Qeveria Kurti e prezantoi Pakon për Inflacion me vlerë prej 150 milionë eurosh.

Lajme të ngjashme