"Si njerëz me ngjyrë, ndiheshim të padukshëm në vende luksoze" - çifti që hapi "spa" ku kombinohen luksi, qetësia dhe kultura - NACIONALE

"Si njerëz me ngjyrë, ndiheshim të padukshëm në vende luksoze" - çifti që hapi "spa" ku kombinohen luksi, qetësia dhe kultura

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të pasionuar pas udhëtimeve të tyre nëpër botë, bashkëshortët Lisa Brown Alexander dhe Kevin Alexander zbuluan se si njerëz me ngjyrë ata nuk ndiheshin të përfaqësuar në përvojën e udhëtimeve luksoze.

Ushqimi, muzika dhe energjia e destinacioneve që vizitonin u dukeshin të distancuara, në rastin më të mirë, madje ndonjëherë edhe të ftohta nga ana kulturore.

Ne ishim disi të padukshëm”, thotë Brown Alexander. “Kështu që kuptuam se kishte oferta të kufizuara të destinacioneve luksoze që fokusoheshin në përvojat e njerëzve me ngjyrë”, shtoi ajo.

Kjo u dha mundësi që në vitin 2018 të hapnin Wellspring Manor and Spa, që ndodhet në një zonë prej tre hektarësh në periferi të Uashington DC, e cila ofron shërbime të plota spa gjatë natës dhe hotel me mëngjes ku ndërthuren në mënyrë të përsosur luksi, qetësia dhe kultura.

Është një vend i fokusuar te njerëzit me ngjyrë, por është i hapur për të gjithë. Suitat janë të dekoruara në mënyrë unike; Angelou, për shembull, është emërtuar pas Maya Angelou, ndërsa Chavez për nder të aktivistit meksiko-amerikan Cesar Chavez, i cili luftoi për të drejtat e punëtorëve hispanikë në Shtetet e Bashkuara.

Kuzhina varion nga ushqimet e shijshme amerikanojugore (si karkaleca, qull me miell misri dhe waffle) deri te shijet e ndikuara nga Karaibet. “Wellspring” është gjithashtu i famshëm për artin e tij, duke përfshirë një galeri me një mekanizëm rrotullues që shfaq veprat e artistëve me ngjyrë nga e gjithë bota.

Galeria mund të vizitohet nga të gjithë, por qëllimi është të adresohet çështja e nënpërfaqësimit.

Edhe sikur të kishim hapur tri ose katër galeri të tjera arti, prapëseprapë nuk do të kishim hapësirë ​​të mjaftueshme për të ekspozuar talentin që ekziston mes artistëve me ngjyrë, që përndryshe do të injoroheshin”, thotë Brown Alexander.

Prandaj tani çifti e ka si mision të sigurohet se kur njerëzit me ngjyrë hyjnë në “Wellspring” në kërkim të relaksimit, të mos ndihen kurrë të padukshëm.

Shayna Conde jeton në Nju Jork dhe shkruan artikuj mbi ushqimin, verërat, udhëtimet dhe stilin e jetës, për revistat “Departures”, “Allure”, “FOOD52”, “Well+Good”, “USA Today” e shumë të tjera. Ajo menaxhon gjithashtu një platformë ​​në Substack të quajtur Heart To Arts që synon të vërë në dukje

Lajme të ngjashme