E kryer, Giroud nënshkruan me LAFC - NACIONALE

E kryer, Giroud nënshkruan me LAFC

1 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Olivier Giroud ka nënshkruar kontratë me skuadrën amerikane LAFC deri më 2025, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.

Francezi do t’i jep fund qëndrimit në Evropë dhe të bëhet lojtari më i ri që shkon në MLS.

Sipas Romanos, Giroud ka arritur marrëveshje me klubin amerikan në mars, mirëpo të martën mbrëma ka nënshkruar kontratën deri më 2025.

“Dokumentët janë nënshkruar gjithashtu. Giroud mund të konsiderohet lojtar i LAFC-së”, shkroi ndër të tjera italiani.

Giroud iu bashkua Milanit nga Chelsea në vitin 2021 dhe e fitoi titullin e Serie A në sezonin e parë.

Këtë edicion, ai zhvilloi më pak minuta mirëpo kontribuoi me 15 gola dhe nëntë asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.

Përndryshe, tani Giroud do të ribashkohet me Hugo Lloris, ku kishte raportime të shumta se ky i fundit po i bënte presion që të kalojë te Los Angeles.

Lajme të ngjashme