Fituesja e RuPaul’s Drag Race nga SHBA-ja në Prishtinë
Ylli botëror i njohur në skenen e kulturës Drag në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alaska Thunderfuck, po vjen në Kosovë për herë të parë për të performuar.
Alaska, emër i njohur për të gjithë fansat e RuPaul’s Drag Race, ka fituar vendin e parë në një nga edicionet e RuPaul’s ALL STARS.
Vitin që lamë pas, Prishtina mirëpriti një drag queen me emrin Miss Sherry Vine në objektin e ish-Rilindja, ndërsa këtë vit, kjo ngjarje do të mbahet në Amfiteatrin e Germisë me 10 Maj. Ngjarja pritet të përcjellet me më shumë se 20 drag queens nga Kosova, rajoni, Greqia dhe Kroacia.
Organizatorët të cilët po punojnë drejt realizimit thonë se të gjitha të hollat e grumbulluara nga shitja e biletave, do të destinohen për mirëqenjen e personave LGBTI+ ne Kosovë, dhe te investohen në një projekt I cili do të lansohet së shpejti.
Ky njoftim ka bërë bujë jo vetëm në Kosovë, po edhe në Turqi, Greqi, Kroaci, Suedi, Norvegji dhe rajon.
Vlenë të ceket që kultura drag në Kosovë ka filluar thuajse një dekadë më parë, dhe deri me sot ka vazhduar të rritet dhe të avancohet.
Kjo ngjarje do të jetë 18+ sipas informatave të publikuara nga organizatorët Bubble Pub dhe Bubble Foundation së bashku me partnerët – CSGD, CEL Kosova dhe YIHR.