Shuma drithëruese që mori DaBaby për performancën 22-minutëshe në 'Venom'
DaBaby ishte në Kosovë dhe unë pata rastin ta intervistoja e të ndërveproja me të, para performancës së tij në klubin "Venom", ku u paraqit një javë më parë.
Më dha një premtim që s'e mbajti, e performoi veç 22 minutanë prezencë të një audience prej 400-500 vetash.
Për fansat e hip-hopit të njëmendtë, nuk është aspak e nevojshme të nënvizohet statusi i DaBab-t në industri, pavarësisht se së fundmi karriera e tij ka stagnuar për shkak të 'kulturës së anulimit’, në anën e kundërt të së cilës ai e ka gjetur veten pas komenteve homofobike në festivalin 'Rolling Loud' të Majamit në vitin 2021.
Prapëseprapë, ardhja dhe iniciativa për ta sjellë atë në Prishtinë ishte lajm absolutisht fantastik, marrë parasysh se kishim të bëjmë me një klub nate e jo festivale madhështore siç është "Sunny Hill", ku reperi është dinjitoz për të qenë artisti kryesor i një prej netve - edhe pse dyshojmë se kjo do të ndodhë ndonjëherë, për shkak të marrëdhënies së komplikuar me Dua Lipën, me të cilën kishte bashkëpunuar në këngën 'Levitating' .
Shfaqja e emrave të estradës si Mozzik e Era Istrefi, qartazi ishte kryekëput për mundësinë që i ishte ofruar popullit kosovar për të parë nga afër një artist si DaBaby.
Sa u pagua nga 'Venom'?
Epo, ai nga Kosova është larguar me një çantë të majme, e drejt të themi, nëse ajo çka ka thënë vet ai është për t'u besuar.
Reperi së fundmi ishte i ftuar në podkastin e 'Nelk Boys', ku iu adresua së fundmi artistit të tij, 'Stunna Vegas', i cili kishte thënë se ekipi i Dua Lipës kishte paguar 350 mijë dollarë DaBabyn për paraqitjen e tij në remiksin e këngës "Levitating".
Derisa DaBaby e pranoi se numri ka mundur të jetë po aq i lartë, ai potencoi se ishte afër 300 mijë.
Është për debat nëse ia kishte vlejtur për Dua Lipën, pasi kjo e fundit e kishte larguar atë nga kanga pas komenteve homofobike të këtij të fundit në 'Rolling Loud', në vitin 2021.
DB (DaBaby) thotë se e ka lënë prapa dramën e vitit të kaluar... dhe, po ashtu, edhe promoterët. Ai tha se paguhet rreth 200 mijë dollarë për një paraqitje të thjeshtë në klube nate, me 'Venom' që ishte një prej tyre së fundmi.
Pra, në bazë të asaj çka thotë DaBaby në këtë podkast, 'Venom' ka paguar jo më pak se 200 mijë dollarë për performancën e tij 22-minutëshe në këtë klub.

