Seth Rogen po bën një tjetër film të ngjashëm me 'This is the End', me të famshmit që luajnë veten - NACIONALE

Seth Rogen po bën një tjetër film të ngjashëm me 'This is the End', me të famshmit që luajnë veten

1 vit më parë

nga NACIONALE

Duket se është sërish fundi i botës, derisa Seth Rogen ka dhënë detaje për një projekt të ri, i cili do të jetë i ngjashëm me "This Is The End".

Më 2013, komedia pati për protagonist Rogen dhe disa të famshëm të tjerë, përfshirë Rihannan dhe Emma Watsonin, të cilët luajtën veten derisa i mbijetuan apokalipsit.

Derisa nuk dihet shumë për projektin e ardhshëm, 40-vjeçari ka premtuar se do të fus njerëz të famshëm dhe regjisorë në filmin e ri.

Rogen aktualisht po shkëlqen në "The Super Mario Bros, Movie", një adaptim i flmit të famshëm që gjithashtu ka një kastë me emra si Chris Prat si hidraulik dhe Anya Taylor-Joy si Princesha Peach - dyshja di të ndeshet kokë më kokë me Boëser, me zërin e Jack Black.

Ai nuk është i vetmi negativ i Nintendo-s që shfaqet, me Rogen që luan Donkey Kong-un në filmin e ardhshëm.

Në një prononcim të fundit, ai i tha shtypit: “Isha shumë i qartë, nuk bëj zëra. Dhe nëse doni që unë të jem në këtë film, do të tingëlloj si unë dhe kaq. Dhe ky ishte fillimi dhe fundi i asaj bisede. Unë thashë: "Nëse doni që Donkey Kong të tingëllojë shumë si unë, unë jam djali juaj".

Megjithëse Rogen mund të mos jetë ndier i sigurt me filmin "Super Mario Bros", shpresojmë se ai do të ndihet më si në shtëpinë e tij me projektin e tij tjetër, i cili do të jetë shumë më i famshëm,

Ai la të kuptohet për projektin e stilit This Is The End dhe i tha UNILAD se produksioni do të ketë shumë të famshëm që 'tallen me veten'.

“Po, ne kemi diçka që po bëjmë tani që filluam të xhirojmë në fund të vitit që në fakt ka një ton gjëra të tilla. Një ton njerëz të famshëm dhe regjisorë që luajnë veten dhe tallen me veten dhe ne tallemi me ta.”

Lajme të ngjashme