Filmi i ri, 'John Wick 4' po quhet 'filmi më i mirë aksion i të gjitha kohëve'
Derisa askush nuk dyshon se "John Wick: Chapter 4" do të jetë i jashtëzakonshëm, rishikimet e hershme e kanë quajtur si "një prej filmave më të mirë të të gjitha kohëve".
Filmi pati premierën në Londër mbrëmë dhe kritikët tashmë janë në histeri për rikthimin e Keanu Reeves si heroi enigmatik i aksionit.
Derisa filmi ende nuk është lansuar, fansat janë të entuziazmuar me mënyrën si është pritur nga kritikët dhe janë të vendosur ta shikojnë kur më në fund të lansohet në kinema.
Filmi i shumëpritur ka për protagonist, normalisht, John Wick i cili do të mundohet ta shmang Tavolinën e Lart dhe ta rikthejë lirinë nga sindikata e mistershme e nëntokës.
Është pjesa e katërt e filmit, i cili filloi më 2014 dhe që zhvilloi ngjarjen e rikthimit të vrasësit nga pensionimi derisa kërkon hakmarrje ndaj disa personave që vrasin këlyshin e tij.
Edhe pse do t'iu duhet të prisni më shumë për ta parë filmin, kritikët janë ndezur rreth tij pasi disa fatlumë patën mundësinë ta shihnin atë në Londër, mbrëmë.
Duke shfrytëzuar Twitterin, një shikues i dha vlerësimin filmit prej 9.5 nga 10 maksimalja dhe bëri një postim të gjatë se sa shumë e shijoi filmin e ri aksion/triller.
"Një prej filmave aksion më të mirë që janë bërë ndonjëherë, #JohnWick kryeson të tre paraardhësit e tij në tregimin e stories, shtrirja dhe aksionet, grupe të panumërta befasuese, të vështira për t'u kuptuar që të gjitha përfshihen brenda një filmi, Bill Skarsgård vret, një ekskluzivitet i mrekullueshëm emocionues 9.5/10, " shkroi ai në Twitter, duke folur për të keqin e filmit, Marquis.
Është vështirë befasuese megjithatë, pasi filmi pasi filmi ka një vlerësim gati perfekt në “Rotten Tomatoes” dhe mori një rezultat prej 89%.
Edhe ata që ishin hezitues për kohëzgjatjen e filmit të katërt kanë mbetur të impresionuar, me një kritik që tha se “asnjëherë nuk lejon që aksioni t’iu bëjë të ndiheni të stërlodhur.”
Shumë kanë qenë nervozë me regjisorin Chad Stahelski që do të ketë një kohëzgjatje massive, pasi është gati tre orë I gjatë.
Në intervistën e tij më të fundit me “Collider”, regjisori me përvojë u tha atyre se ishte i emocionuar për të ndarë filmin e gjatë, duke thënë: “Shikoni, unë e kam parë këtë gjë tani, këtë version të prerjes, afër 100 herë dhe 100 të tjera. të paktën deri në fund të muajit. Dhe kjo është e para që ne shikojmë. Nuk mërzitem fare. Është filmi im.”
Ai shtoi: "E di që është e çuditshme të thuash, por e shikova dhe thashë, "Oh, unë jam ende në film". Nuk më nxjerr jashtë.”
John Wick: Kapitulli 4 shfaqet në kinema më 24 mars.
