Traileri i filmit John Wick 4 sapo u publikua dhe është absolutisht drithërues - NACIONALE

Traileri i filmit John Wick 4 sapo u publikua dhe është absolutisht drithërues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Traileri i filmit John Wick: Chapter 4 më në fund është lansuar. Kënaqni sytë më poshtë.

Aventurat e John Wick gjërësisht konsiderohen si prej filmave më të mirë aksion të të gjitha kohëve që kanë bekuar ekranet tona. Keanu Reeves? Tik. Ndjekje me shpejtësi të lart me motoçikleta dhe vrasës me shpata? Tik. Shkëmbime me armë zjarri në klube nate? Tik. Vrasës që gjuan njerëz në fytyrë derisa kalëron nëpër Manhatan me kalë? Tik i dyfishtë.

Pjesa e katërt zyrtarisht ishte konfirmuar më 2019, por për shkak të pandemisë dhe angazhimeve të Reeves në plot filma të tjerë, publikimi i filmit është shtyrë.

Xhirimet u kompletuan këso kohe vitin e kaluar, me aktorin Shamier Anderson që e konfirmoi atëbotë: "Punë e kryer me John Wick 4.

"Kjo ka qenë një eksperiencë kaq shpërblyese për mua. Jam kaq mirënjohës për ekipin dhe për mundësinë. Pesë muaj më vonë dhe ia dolëm. Krejt ju do të trajtoheni si duhet verën e ardhshme!"

Në prill, teaseri i parë për John Wick 4 u publikua derisa i njëjti shihet duke zhdëpur në dru disa djelmosha të këqinj.

Pak muaj pas teaser-it, regjisori i filmit, Chad Stahelski, zbuloi se John Wick 4 do të jetë më i gjati nga gjithë filmat e tjerë të Wick, duke thënë në gusht: "Është më i gjatë se tre të tjerët, por jo edhe aq i gjatë".

Filmi i parë zgjati 101 minuta, i dyti 122 minuta, i treti 131 minuta, derisa për të katërtin mund të themi me siguri se do të zgjasë të paktën 2 orë e 12 minuta, kur më në fund të fillojë të shfaqet nëpër kinema më 24 mars të vitit 2023.

Por çka mund të presim saktësisht nga John Wick 4? Epo, në fund të filmit të tretë, Wick u shtë nga një çati nga karakteri i luajtur nga Ian McShane, Winston, para se të shpëtohej nga Fishburne.

Siç duket, Wick do të bashkohet me Bowery King për ta rrëzuarWëinston dhe Tavolinën e Lartë - këshillin e lordëve të krimit që udhëheqin organizatat kriminale.

Lajme të ngjashme