Nëna e viktimës së Jeffrey Dahmer thotë se vrasësit 'lulëzojnë nga fama', pasi Evan Peters fitoi 'Golden Globe' - NACIONALE

Nëna e viktimës së Jeffrey Dahmer thotë se vrasësit 'lulëzojnë nga fama', pasi Evan Peters fitoi 'Golden Globe'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Evan Peters mori për në shtëpi një çmim "Golden Globe" këtë javë për performancën e tij në "Monster: The Jeffrey Dahmer Story" të Ryan Murphy - dhe disa njerëz nuk janë shumë të lumtur për këtë.

Aktori mposhti Taron Egerton, Colin Firth, Andrew Garfield dhe Sebastian Stan për çmimin "Aktori Më i Mirë" në miniserialin dhe falenderoi shikuesit që mbështetën shikimin e "vështirë".

"Dua të falënderoj këtë kastë të jashtëzakonshme dhe ekip regjisorësh," tha Evan në fjalimin e pranimit.

"Ishte përpjekje kolosale ekipore. Të gjithë dhanë gjithçka dhe nuk do të isha këtu pa ta.

"Dua të falënderoj familjen, miqtë dhe të dashurit," vazhdoi aktori, "të cilët më ndihmuan të ngritem kur rashë dhe më bartën drejt finishit.

"Së fundmi dhe më e rëndësishmja, dua të falënderoj të gjithë që shikuan serialin. Ishte i vështirë të bëhet, dhe i vështirë të shikohet. Por sinqerisht shpresoj se diçka e mirë doli nga ai."

Por nëna e një prej viktimave të Jeffrey Dahmerit të vërtetë e ka kritikuar Evan që dështoi të përmendte familjet që ende vuajnë nga krimet e vrasësit famëkeq.

Shirley Hughes, nëna e Tony Hughes, tash po insiston se asgjë e mirë nuk doli nga seriali, ose nga fitorja e Evan në çmimet "Golden Globes".

Tony u vra nga Dahmer më 1991, dhe ishte viktima e 12 e vrasësit.

"Ka shumë njerëz të sëmurë rreth botës, dhe njerëzit po fitojnë role aktrimi duke luajtur vrasës që e mbajnë të gjallë obsesionin dhe kjo i bën njerëzit e sëmurë të lulëzojnë nga fama," tha ajo për "TMZ".

Ajo shtoi se, nëse Evan u desh të fitonte një çmim, është dashur t'i kushtonte fjalimin pranues familjeve të cilat ende vuajnë dhe iu desh të rijetojnë traumat, falë serialit kontravers të "Netflix".

Storia e birit të Shirleyt u tregua në episodin e gjashtë.

Episodi, i titullar "I heshtur", pati shumë vlerësime të egra nga fansat, të cilët e lavdëruan që ishte "një prej episodeve më shqetësuese në TV të vitit".

Në episod, shikuesit shikojnë Tonyn duke u rritur, duke kaluar kohë me familjen, miqtë dhe pasi kuptoi se një nga miqtë e tij u gjet i vdekur, kërkon të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të ndjek të ardhmen e modelimit.

Pasi Tony ishte i shurdhër, plot skena qëllimisht ishin pa zë, por fokusi është më shumë në të si person se sa në pa aftësinë e tij.

Në fjalimin e "Golden Globes", Evan gjithashtu aludoi sa e vështirë ishte të xhirohej seriali - por Shirley, 85-vjeçare, hamendëson pse e mori rolin në rend të parë.

"Është mëkat që njerëzit mund të marrin tragjedinë tonë dhe të bëjnë para. Viktimat asnjëherë nuk panë asnjë cent. Përjetojmë këto emocione çdo ditë”.

Lajme të ngjashme