Flet biri i personit që mbyti në burg njërin prej vrasësve më të tmerrshëm të historisë, Jeffrehy Dahmer
Biri i burrit që vrau Jeffrey Dahmerin tha se emri i vrasësit serik e ka ndjekur atë përgjatë tërë jetës.
Dahmer, i cili është subjekt i një seriali të ri në Netflix me emrin "Monster: The Jeffrey Dahmer Story", ishte dënuar për vrasjen brutale të shtatëmbëdhjetë burrave mes viteve 1978 dhe 1991, derisa ka pranuar se hëngri mishin e viktimave.
Pasi u dënua me plot 16 burgime të përjetshme në Uiskonson dhe Ohajo, Dahmer u rrah për vdekje në qendrën korrektuese në Uiskonson nga cimeri i dhomës së burgut, Christopher Scarver, më 1994.
Biri i Scarver, që gjithashtu quhet Chris Scarver, foli për realitetin bizar të të diturit se prindi i tij i dha fund jetës së Dahmer në një intervistë të vitit 2014 për 'CNN', duke potencuar si në fillim nuk e dinte magnitudën e asaj që kishte ndodhur.
Duke përshkruar kohën kur e zbuloi se babai i tij kishte vrarë Dahmerin, Scarver tha: "Isha 10-vjeçar, dhe e pashë në TV. Kështu e zbulova.
"Një fotografi e madhe e tij u shfaq, dhe isha i shokuar në atë pikë".
Sa i përket herës së parë kur kishte dëgjuar për emrin e Dahmer, Scarver - i cili ishte 19-vjeçar në kohën e intervistës - shtoi: "Kur isha i ri, nuk e dija çka nënkuptonte, qartazi. Por, ai emër më ka ndjekur tërë jetën".
Scarver kishte lindur pak pasi babai i tij kreu një vrasje që e dërgoi në burg, së bashku me vrasësin serik Dahmer.
Ai fillimisht besoi se babai eventualisht do të dilte, për të kuptuar se gjërat shkuan duke u përkeqësuar kur Scarveri i madh rrahu Dahmerin dhe një tjetër për vdekje në dushin e palestrës së burgut.
Kur reporteri Jean Casarez pyeti pse ende kishte pikëpyetje nëse babai i tij ishte vënë në grackë nga rojet, sepse nuk është dashur të lihej i vetëm me dy burrat, ai u përgjigj: "Mendoj tërë kohën për këtë. Më bën të hamendësoj nëse njëmend e ka bërë".
Por, Scarver e kuptoi se babai i tij nuk kontestoi vrasjet, dhe aktualisht është duke kryer tre burgime të përjetshme në Kolorado.
Mirëpo, ai gjithashtu beson se babai i tij vrasës e ndihmoi kur kishte nevojë më së shumti.
"Unë fillova të merrja rrugë të gabuar, dhe për këtë arsye i shkrova", rikujton Scarveri i ri.
"Nuk dija çka të bëja. Kisha nevojë për këshillim. Dhe i tregova gjithçka nëpër të cilën po kaloja, dhe si e shikoja marrëdhënien time me të - tërë këto vite, tërë ajo dhimbje që ndjeja. Më në fund e lashë prapa dhe thjesht fola me të".
Babai i shkroi prapa duke i thënë: "Kohët e vështira nuk zgasin. Njerëzit e fortë, po. Dhe ti je fëmiu më i fortë që njoh".
Scarver ende krediton babain që e mbajti larg gjërave të këqija.