Sipas një studimi, majmunët shkëmbejnë ushqimin e tyre njësoj si fëmijët 4-vjeçar
Sipas një studimi, majmunët shkëmbejnë ushqimin e tyre me të tjerët njësoj si fëmijët 4 vjeçarë.
Në eksperimentet laboratorike me shimpanzetë dhe bonobotë, është konstatuar se këto specie e ndajnë ushqimin e tyre me ata që e ndajnë së pari me ta, pra e kthejnë nderin që i bëhet. Kjo dukuri është e ngjashme si tek fëmijët 4 vjeçarë.
Shkëmbimet ushqim për ushqim janë të zakonshme në shoqëritë njerëzore, por janë relativisht të rralla midis kafshëve si shimpanzetë, bonobotë dhe gorillat.
Ndonëse këta majmunë kujdesen për të tjerët të llojit të tyre, shkëmbimi i ushqimit është dukuri më e rrallë, potencialisht sepse këto kafshë e shohin ushqimin si burim konkurrence- raporton newscientist.
Studiuesit filluan të testonin nëse 10 shimpanze dhe 2 bonobo do të shkëmbenin ushqimin e tyre me njëri-tjetrin pa u nxitur nga ndokush. Në laborator, majmunët ishin në hapësira të veçanta me shpërblime në pjata të vogla, në hapësirat mes kafazëve të tyre, që ata të mund të shihnin zgjedhjet e partnerëve të tyre.
Studiuesit i dhanë majmunëve mundësinë të tërhiqnin një pjatë me një shpërblim të vetëm në drejtim të kafazit të tyre, ose të tërhiqnin në një mekanizëm që u jeptje një shpërblim edhe kafazit të tyre, edhe të një majmuni tjetër. Ata vërejtën se shumica e majmunëve vendosën ta ushqenin vetëm veten.
Ekipi i studimit ishte kurioz nëse shimpanzetë dhe bonobotë do të kishin më shumë gjasa të ndanin ushqimin, ose ta mbanin atë për vete, bazuar në atë që partneri i tyre zgjodhi fillimisht.
Studiuesit e përsëritën testimin 10 herë, pa i dhënë majmunit të parë një mundësi zgjedhjeje, në vend të kësaj, ata e lanë majmunin që të arrinte vetëm një zgjedhje: ose të mbante ushqimin vetëm për vete, ose ta ndante edhe me partnerin.
Një test i ngjashëm zgjedhjeje iu dha edhe 48 fëmijëve 4- vjeçarë, të cilët do të mund të zgjedhnin të mbanin një ushqim vetëm për vete, apo ta ndanin atë bashkë me një fëmijë tjetër.
Secili nga pjesëmarrësit në këtë test, mori shpërblime të përshtatura sipas shijeve të tyre: kikirikë për shimpanzetë, rrush për bonobotë dhe ëmbëlsira për 4- vjeçarët.
Kur majmunët panë se një tjetër kishte ndarë ushqim me ta, ata e kthyen nderin rreth 70% të rasteve, dhe rreth 80% të fëmijëve e bënë të njejtën gjë.
Kur fëmijët ndiheshin të përbuzur nga një tjetër, ata nuk e ndanin ushqimin e tyre me të, ku në anën tjetër disa majmunë prap se prap e ndanin ushqimin në shumicën e rasteve, edhe nëse partneri i tyre ishte ‘’vetjak’’.

