Shimpanzeja e arratisur kthehet në kopshtin zoologjik të Kharkiv-it me biçikletë - NACIONALE

Shimpanzeja e arratisur kthehet në kopshtin zoologjik të Kharkiv-it me biçikletë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një shimpanze që kishte ikur nga kopshti zoologjik i qytetit të Kharkiv ditën e hënë, është bindur të kthehet nga një punonjës i kopshtit.

Stafi në kopshtin zoologjik në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës po përpiqej të bindte Chichi-n, i cili ishte duke bredhur nëpër rrugë dhe në një park aty pranë që të kthehej bashkë me ta në kopshtin zoologjik.

Por, Chichi u pajtua të kthehej vetëm kur nisi të bjerë shi, ai iu afrua një rojtari të kopshtit i cili i veshi shimpanzesë një xhaketë shiu dhe e vendosi në sediljen e një biçiklete për ta kthyer mrapsht.

Drejtori i kopshtit zoologjik, Oleksiy Hryhoriev, ka konfirmuar se kafsha është kthyer e sigurtë në kopshtin zoologjik.

Këto pamje, kanë sjell një moment të rrallë gëzimi në një qytet i cili po përballet me bombardime të përditshmë nga forcat ruse.

Qendra e qytetit, ku ndodhet kopshti zoologjik, është goditur më rrallë që kur ndërtesat kryesore administrative të tij u shkatërruan në mars. Por javën e kaluar pas një goditjeje me raketë humbën jetën të paktën katër civilë.

Lajme të ngjashme