Hiq rrethoja, vendos ca ulëse dhe quaje “intervenim urban” - plani kozmetik që “urbanët” nuk e përdorin - NACIONALE

Hiq rrethoja, vendos ca ulëse dhe quaje “intervenim urban” - plani kozmetik që “urbanët” nuk e përdorin

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Rruga “2 korriku” 1/10 - Për një intervenim tejet kozmetik që u shit si “ndërhyrje urbane” që tashmë është në dorën e banorëve sesi do ta shfrtyezojnë. Manifesta gjatë tre muajve nuk ka arritur ti flas me këtë intervenim komunitetit. 1 pikë veç pse i kanë hequr rrethojat.

Çka ka qenë? - Një parking për vetura të prishura të Ministrisë së Kulturës, i vendosur skaj sheshit “Nëna Terezë” dhe në fillim të rrugës “2 korriku” e njohur si rruga “Te kafet e rakisë”. Hapësira si parking ishte e rrethuar me rrethoja hekuri.

Cka bëri Manifesta? - Hoqi rrethojat e hapësirës, hoqi veturat dhe bërllokun në hapësirë dhe e shtroi në beton dhe mbi to vendosi ulëse nga druri. Me gjuhën e Manisfestës, aty ka pasur “ndërhyrje urbane”. Edhe pse rruga e “kafeve të rakisë” vlon nga njerëzit, ato ulëse dhe ai park i krijuar nga Manifesta nuk u përdor nga publiku i gjërë. Më shumë shërbeu si vend ku rrinë lypësit e qytetit.

Sa është investuar? - Nuk dihet.

Cili është plani pas Manifestës? - Manifesta thotë se “ndërhyrjet urbane në rrugën ‘2 korriku’ do të mirëmbahen si hapësira për këmbësorë e për kulturë si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporrit dhe nga Qyteti i Prishtinës. Ajo hapësirë planifikohet të kthehet në një hapësirë kopshtarie e kulture.

Çka duhet të investohet që të arrihet plani? - Hapësira nuk ka ndonjë nevojë shtesë që të investohet por krejt çka kërkohet është një zgjidhje kreative sesi ajo hapësirë t’i hy në punë qytetarëve. Por edhe nëse mbetë ashtu si është, është në rregull. Por si intevenim është goxha i panevojshëm dhe kozmetik.

Fotografitë: Visar Kadrolli, Nacionale/2022

LOKACIONET TJERA: Kino Rinia, Shtypshkronja “Rilindja” dhe Pallati i Rinisë 1/10

Çka kanë qenë? - Objekti i ish-Kino Rinia ishte përdorur për shumë qëllime viteve të fundit. Si pronë e pa privatizuar ajo ishte bërë edhe kinema edhe sallë gjykate. Hapësira e ish-shtypshkronjës “Rilindja” ishte dhe mbetet një hapësirë e mbushur me makineri të shtypit. Ndërsa parkinu i Pallatit të Rinisë ishte dhe mbetet një parking teksa Salla e Kuqe dhe hapësira tjetër mbi Platon e Pallatit të Rinisë ishin zyre që lëshoheshin me qera.

Cka bëri Manifesta? - Në ish-Kino Rinia instaloi një ekran të madh në të cilën u shfaqen vepra pjesë të ekspozitës së Bienales, në hapësirën e ish-shtypshkronjës dhe parkingut të Pallatit të Rinisë u vendosën gjithashtu vepra arti. Lokalet mbi Plato të Pallatit të Rinisë u përdor si zyre të stafit të Manifestës.

Sa është investuar? - Vetëm Manifesta e di.

Cili është plani pas Manifestës? - S’ka plan. Vazhdon biznesi si zakonisht.


Lajme të ngjashme