Gruaja që po vdes i kërkon burrit ta lërë të bëjë seks me ish të dashurin si dëshira e fundit para vdekjes
Çdo partner/e do të donte të ofronte krejt dashurinë dhe kujdesin për partnerin/en në muajt dhe ditët para vdekjes, por një burrë ka treguar si gruaja e tij në vdekje e sipër shprehu një dëshirë specifike... të flinte me ish-burrin.
Duke postuar në Reddit, burri dha detaje të gjendjes së gruas dhe bisedën që pati me të rreth dëshirës kontraverse të fundit.
Për ta filluar, ai shpjegoi se ishte i "shkatërruar" që gruaja e tij prej 10 viteve kishte një "sëmundje të rëndë" dhe pritet të jetojë "më së shumti edhe 9 muaj".
"Nuk e mbaj mend jetën pa të dhe nuk e di çka do të bëj kur ajo të shkojë. Kam bërë më të mirën që t'ia bëjë ditët e saj të fundit në këtë jetë të mira dhe t'i jap asaj çkado që dëshiron," tha ai.
Rreth gjendjes së saj të rëndë, ai shtoi: "Doktorët thanë se ajo me shumë gjasë do të ketë nevojë për karrocë pas katër apo pesë muajve, pastaj deri në muajin e tetë do të jetën në shtrat për disa javët e fundit. Kjo nëse ajo nuk vyshket më shpejt."
Pasi dhuroi kontekst, burri pastaj tregoi thelbin e problemit dhe tha: "Së fundmi ajo u ul me mua dhe më tha se një prej gjërave të fundit që ajo donte ishte të flinte me një prej partnerëve të saj të mëhershëm.
"Natyrisht, unë isha i shokuar kur e pyeta 'pse dreqin e do këtë’," dhe përgjigja ishte goxha brutale, siç e zbuloi ai. "Pra, ajo beson se i dashuri i saj që e kënaqi më së shumti fizikisht ishte ai. Ajo më dha një monolog të gjatë se si seksi nganjëherë është vetëm fizik dhe sa përmbushës emocional është seksi me mua, por ishte broqkulla të shkonte deri në atë pikë.
"Kështu që tash ëm ka mbetur kjo, t'i mohoj një dëshirë gruas që po më vdes për egon time, apo ta lë atë ta bëjë me një burrë tjetër me të cilin ajo ndihet më mirë. Sinqerisht, jam kaq i frustruar dhe i tradhtuar që ajo më kërkoi këtë. Ndjehem sikur jam vënë në këtë pozitë ku duhet të them po sepse ajo po vdes.
"E di çka dua të them por nuk e di nëse ajo është e drejt. Jam kaq i lënduar që seksi me një ish të dashur ishte aq i mirë sa që ajo ka nevojë ta bëjë edhe një herë para se të vdes. Thjesht urrej gjithçka për këtë.
"Nuk jam i sigurt çka të bëj," konkludoi ai.
Pasi shpjegoi situatën, postimi i burrit mori shumë përgjigje, disa dërguan storien në Twitter ku njerëzit filluan të ndanin mendimet.
Ndërkohë, në Reddit, përgjigjet u duk se ishin më të njëanshme, pasi ata besojnë se gruaja është gabim dhe thanë se, vetëm për shkak se ajo po vdes, nuk do të thotë se mund ta justifikojë këtë kërkesë.
"Si e njeh këtë person pas 10 viteve me ty? Ose nëse ky person do të donte të përfshihej në marrëdhënie seksi me dikë të para një dekade?" Pyeti një person, para se të shtonte: "Kjo duket sikur një kërkesë shumë e çuditshme për të ta kërkuar."
Një tjetër person shkroi: "Nëse gruaja jote po vdes kjo nuk i jep të drejtën të të lëndojë dhe të bëjë çkado që dëshiron. Kjo është gjë e rëndë nga ajo ta kërkojë, dhe manipulative ta përdorë si diçka që ka të bëjë me dëshirën e vdekjes."
Dikush tjetër potencoi se gjendja e gruas mund të ndikojë në sjelljen e saj: "Supozoj se gruaja jote ka një sëmundje që ndikon në gjithçka në trupin e saj, përfshirë trurin. Mund të vlejë ta konsiderosh se ajo mund të mos jetë në gjendjen më të mirë mentale aktualisht dhe nëse do të ishte, kurrë nuk do ta bënte një kërkesë të tillë."
