Pyet psikologun / Burri im dëshiron të bëhet grua, çka të bëj? - NACIONALE

Pyet psikologun / Burri im dëshiron të bëhet grua, çka të bëj?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga The Guardian

Pyetja Unë dhe burri im kemi qenë së bashku për më shumë se 20 vite. Ecim shumë bashkë, por gjithmonë ka qenë një energji stresusese në ajër. Seksi fillimisht ishte paksa i pasigurt, por pastaj u bë diçka për ta shmangur. Tash kemi dhoma të ndara dhe jetojmë në zona të ndryshme të shtëpisë. Ai e gjen të vështirë të ndajë çdo gjë personale - deri në atë pikë sa nuk i ndan me mua detajet e ahengut të ditëlindjes së nënës së tij 80-vjeçare!

Ai ka një dëshirë për t'u bërë grua, e gjej këtë paksa të vështirë. Besoj se burrat nuk mund të bëhen aq lehtë gra duke prerë një pjesë të anatomisë që mendojnë se definon burrërinë, pastaj të shtojnë silikon në gjokse. Plus, mendoj se shumë burra rrezikojnë në këto situata të shndërrohen në objekte tallëse. Të vishesh është një gjë, të definosh natyrën në mënyrë kaq permanente është krejt ndryshe. Kam frikë për jetën e tij në të ardhmen - a do ta bëjë atë person më të lumtur operimi dhe marrja e hapave për t'u bërë person trans, apo të jetuarit në këtë botë dotë jetë edhe më e vështirë?

Ne jetojmë në një fshat të vogël, dhe ai ikën në intervale për të qenë egoja e tij. Kurrë nuk kam paramenduar të martohem me një grua, por kjo mund të jetë e ardhmja, edhe pse proceset për ndryshim gjinish marrin vite të materializohen. Kohë më parë jam dorëzuar nga shpresa për jetë seksuale, por derisa ai vazhdon të ndajë punët e shtëpisë, mendoj se mund të pranoj çfarëdo që mban e ardhmja. Çka veshë, apo mungesa e penisit, nuk do të ndryshojnë shumë jetën time.

Përgjigja e Philippas, psikoterapistes së 'The Guardian': Keni shkruar një faqe problemi, por nuk e keni nënvizuar problemin tuaj. Nëse dëshiron mbështetje si partnere e një personi transgjinor, ky mund të jetë fillim i mirë: transgenderpartners.com.

Ajo çka vura re nga emaili juaj është se ju më treguat për burrin por jo për veten. Prapë, nga leximi mes rreshtave, e kuptoj idenë tuaj dhe cili mund të jetë shqetësimi. Ti po ekziston në një martesë që, në shumicën e rasteve, ecën rehat, dhe ju duket se e pranoni si të mjaftueshme. Unë besoj se nuk duhet pasur pritshmëri të larta në martesë, por mendoj se po i jepni pritshmërive të ulëta një standard të ri. Ju duket se jeni të ndarë në gjithçka, përveç mbiemrit. Deri në fund të emailit tuaj ju duket se e keni nxjerr veten rreth e rrotull duke vazhduar me status kuon, edhe pse martesa jote po shkon drejt distancimit.

Cilido të jetë problemi i burrit tënd, ai e ka gjetur vetë përgjigjen. Ai nuk më ka shkruar mua, por ti. Shumë prej nesh e gjejnë të rehatshme të ankohen për partnerin tjetër në një marrëdhënie, në vend se të shikojmë veten si po kontribojmë në mënyrën si ndihemi. Kur koncentroheni në burrin tënd, funksionon si devijim nga vetja dhe ndjenjat tuaja dhe nevojat. Ju nuk thoni se jeni e frustruar ose e frikësuar, por kam një ndjesi se ka mundur të jetë frustrimi dhe frika që ju nxiti të më shkruani. Ti flet për frikën tënde për lumturinë e burrit tuaj në të ardhmen dhe kjo nënkupton se ju interesoheni për të, por gjithashtu hamendësoj nëse keni më shumë frikë për veten. Mendoj se tmerroheni se mund të jeni edhe më e vetmuar.

Ti u dorëzove nga shpresa për jetë seksuale. Fjala jote "shpresa", më thyen zemrën paksa. Duket se përfaqëson një nevojë tënden që nuk po përmbushet. Është normale në disa kultura se nevojat e një personi - ndoshta më shpesh të një gruaje - të trajtohen në mënyrë irelevante. Por, do të thoja se nevojat e tua janë të rëndësishme po ashtu. Shpresat, dëshirat e tua janë po aq valide sa të burrit. A mund të marrësh guximin t'ia thuash vetes? A mund ta imagjinosh rrezikimin e asaj që ke tani për mundësinë se atje jashtë mund të ketë diçka më shumë për ty? Nuk po them se duhet të largohesh nga martesa, thjesht po them se ekziston një opsion që ti duket se nuk po e konsideron dhe po hamendësoj çka po të bën të qëndrosh.

Të sillesh rrotull jetës së burrit si person trans dhe të koncentrohesh në politikat e punëve të transgjinorëve funksionon si shpërqëndrim nga vetja dhe jetaj juaj dhe vendimi që duhet të marrësh. Ti po i ngulfatë nevojat tua.

Shqetësohem se e sheh jetën tënde vetëm si pjesë të burrit. Burri juaj po bëhet dikush për të cilin ti nuk ke nënshkruar në fillim dhe në çfarëdo rrugëtimi që është ai, nuk duket se ju ka bërë prioritet. Ti "mendon" se mund të pranosh atë që pret e ardhmja, por pse të mos mundohesh të ndryshosh të ardhmen për të përfshirë dashurinë, shoqërinë, seksin dhe qejfin. Në vend se të vazhdosh të sillesh rreth asaj që po bën burri, vendose energjinë në atë se kush je. Fokusohu në vete dhe largoje dritën nga ajo se kush je ti në raport me të. Pas së gjithash, ai nuk duket se po e sheh identitetin e tij në raport me ty.

Lajme të ngjashme