Kam penis të vogël, a do të kem mundësi ta 'rris'? - NACIONALE

Kam penis të vogël, a do të kem mundësi ta 'rris'?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga 'The Guardian'

Pyetja:
Kam një penis të vogël. Kur isha 14-vjeçar apo ashtu diçka, isha kritikuar publikisht në zhveshtoren e shkollës nga një djalosh që "e kisha të vogël". U ndjeva i poshtëruar. Asnjëherë nuk e kisha menduar deri në atë pikë se kishte rëndësi.

Duket të jetë diçka që, sipas medieve, më bën më pak burrë. Fjala "burrëri" përdoret si një eufemizëm që barazon tiparet e dëshirueshme mashkullore me një organ të madh.

Jam 55-vjeçar, baba i tre fëmijëve dhe jam në një lidhje të lumtur me jetë fantastike seksi. Pa dyshim se ju do më thoni se nëse partnerja ime e seksit është e kënaqur, atëherë duhet t'i tejkaloj pasiguritë. Kam shumë më shumë për të qenë mirënjohës, nuk kam gjasa që "të luaj në fushë" më. Por shqetësohem dhe bie në depresion për këtë që 40 vite.

Narracioni im ishte një që prisja të dështoja dhe zhvillova një vetvlerësim të ulët, po ashtu edhe një ndjesi turpi që nuk isha person si duhet të jetë. U këshillova, por nuk mendoja se po merresha seriozisht. Jam ende me zemër të thyer që nuk arrita ta rrisja sa do të doja. Bart me vete një sens të frustrimit të njëmendtë që duket normal për krejt burrat me penisë më të vogël se mesatarja. "Oh, ai e ka një veturë të madhe, me çka po mundohet ta zëvendësojë?" Si të mësohem ta dua veten pavarësisht këtij atributi fizik që më duket mua se është kaq krucial dhe më detyron ta fsheh turpin?

Përgjigja e Philippa Perryt, psikoterapistes së 'The Guardian':


E di se të është dashur kurajo për ta shkruar dhe të duartrokas që e bëre. Të flasësh hapur rreth kësaj është një hap drejt rikuperimit.

Ndjesia jote ishte një që ju prisnit të dështonit. Tingëllon sikur ju rregullisht jeni ndikuar të besoni se nuk jeni adekuat. Nuk mendoj se gjatësia juaj e penisit i jep dëshmi kësaj aq shumë sa që të simbolizojë si jeni trajtuar gjithmonë kur keni qenë duke u rritur. Duket se ju mund të jeni duke vuajtur nga dismorfia e trupit.

Dismorfia e trupit është një gjendje mentale në të cilën ju nuk mund të ndaloni së gjeturi defekte për trupin tuaj. Nuk bën dallim nëse të tjerët mendojnë se është dobësi apo jo - ju prapë ndiheni të turpëruar dhe ankth për të, deri në atë pikë sa ka ndikim në jetën tuaj. Dismorfia e trupit mund të vijë si rezultat i të qenurit i tallur, bullizuar, së tepërmi i kritikuar ose abuzuar kur keni qenë fëmijë.

Mendoj se truri juaj bëri ndërlidhjen kur ju jeni poshtëruar për mënyrën si dukej një pjesë e juaja në zhveshtore në moshën 14-vjeçare, me krejt herët tjera kur ju jeni bërë të ndiheni jo adekuat. Ofendimet e rënda ditore që ju keni pranuar deri në atë pikë, të gjitha janë ndërlidhur me atë pjesë të trupit të pafajshme. Është simbol i dhimbjes suaj psikologjike. Pastaj, sa herë që dëgjoni në publik ose privatisht diçka për penisët e vegjël, e thellon plagën. Derisa të shkojë në pikën kur ju obsesionoheni, me shumë gjasë tërë kohën, nganjëherë në sfond të mendjes, por më shpesh para.

Ju sigurisht mendoni se sikur të ishte një procedurë e kirurgjisë plastike e sigurtë, do të shëroheshit. Por nuk do të ishte aq e thjeshtë, sepse ju kurrë nuk do të ndaheshit të kënaqur me rezultatin: me disforminë e trupit nuk është pjesa e trupit që është gabim, është pjesa e trupit që po e merr fajin për lëndimet psikologjike që keni marrë duke u rritur. E kuptoj se ti ndihesh sikur ajo pjesë e trupit e ka fajin, ose është faji i shoqërisë, por në të vërtetë është se si jeni bërë të ndiheni për veten kur keni qenë duke u rritur. Dhe po, pse mos të jeni i frustruar me këtë? Të ka lënë me një krenari të vështirë për ta menaxhuar.

Dismorfia e trupit zakonisht nuk përmirësohet vet. Nëse lihet e pa trajtuar, mund të përkeqësohet ndërkohë. Trajtimet e zakonshme për të janë terapia e sjelljes kognitive dhe/ose pilulat antidepresion.

Personalisht, do të favorizoja hipnoterapinë për dismorfinë e trupit, sepse do të duhet të thyesh ndërlidhjen që keni bërë mes penisit dhe ndjesisë që e keni sikur jeni krijuar për të dështuar. Duke krijuar një jetë të mirë për veten, ju i keni dëshmuar të kundërtën bullizuesve. Është koha për më shumë.

E di se është e vështirë për të folur, por duke bërë hapin e të shkruarit rreth saj, keni filluar procesin.

Lajme të ngjashme