Aktori tregon si gati vdiq urie pasi nuk hëngri e nuk bëri seks për gjashtë muaj për t'u përgatitur për një film
Andrew Garfield ka zbuluar se agjëroi për disa muaj për t'u përgatitur për rolin si prift jezuit në filmin e vitit 2016, 'Silence'.
Aktori britanik mori pjesë në podkastin "WTF with Marc Maron", të hënën, për të promovuar serialin "Under the Banner of Heaven", në të cilin ai luan si detektiv, besimi i të cilit shkundet kur ai ftohet të hetojë një vrasje brutale brenda komunitetit.
Derisa diskutoi rreth serialit, karrierës së hershme si aktor dhe vdekjes së nënës, Garfield foli për punën me Martin Scorsesen për 'Silence', një film për dy pritërinj portugezë (Garfield dhe Adam Driver), të cilët nisen për një mision drejt Japonisë në shekullin e 17.
39-vjeçari u hap rreth metodave që përdori për t'u përgatitur për këtë rol, derisa ka thënë se ka pasur "keqinterpretime" rreth teknikës.
Ylli i 'Spider-Man' tha se studioi katolizmin me një prift jezuit, u fut në një meditim shpirtëror 31 ditorë, dhe i dha fund "seksit dhe ushqimit" para se të xhironte filmin.
"Ju përfundoni në një hapësirë shumë të thellë", tha Garfield. "Është proces transformues".
"Nuk bëra seks për gjashtë muaj... dhe agjërova shumë", shtoi ai. "Pata shumë eksperienca të egra e tripi, nga gati vdekja për shkak të urisë për seks dhe ushqim për atë periudhë kohore".
Garfield thotë se u inspirua nga aktrimi metodal derisa po bënte kërkime për rolin, duke shtuar se ishte "i shqetësuar për keqkuptimin" që ekziston rreth teknikës.
"Nuk ka të bëjë me sjellje të keqe ndaj të gjithëve në set. Është në fakt të jetosh si i drejtë nën rrethana të imagjinuara dhe të jesh në të njëjtën kohë shumë i sjellshëm me ekipin, dhe të jesh qenie normale njerëzore".
Aktrimi metodal është një teknikë e gjetur nga regjistori rus, Konstantin Stanislavski, në vitet e 1900-a dhe tutje u zhvillua nga trajneri legjendar i aktrimit, Lee Strasberg.
I inkurajon aktorët të përdorin "veten fizikisht, mentalisht dhe emocionalisht" për të krijuar një karakter, derisa pikturojnë eksperiencat e jetës reale për rolin.
Aktorë si Marlon Brando, Daniel Day-Lewis dhe Robert De Niro gjithashtu njihen se kanë përdorur teknika të tilla, me të cilat aktorët qëndrojnë në rol gjatë projektit.
Vitin e kaluar, Lady Gaga i tha 'British Vogue' se aktrimi metodal i ndihmoi atë të portretizonte Patrizia Regglani në filmin 'House of Gucci', rol për të cilin ajo u nominua për një 'Glob të Artë'.
Mirëpo, aktorë të tjerë kanë shprehur rezervimet e tyre për aktrimin metodal në të kaluarën, me Meryl Streep që thotë se "isha në depresion" gjatë përdorimit të kësaj teknike për të luajtur Miranda Priestly në "The Devil Wears Prada".

