Quentin Tarantino thotë se Top Gun: Maverick ishte spektakël i vërtetë kinematografik - NACIONALE

Quentin Tarantino thotë se Top Gun: Maverick ishte spektakël i vërtetë kinematografik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nuk janë vetëm fansat e Top Gun ata që nuk po mund të përmbahen nga filmi i ri me rol kryesor Tom Cruise, me filmin që mori aprovimin edhe nga vet Quentin Tarantino.

Duke folur me bashkëskenaristin e Pulp Fiction, Roger Avary, në podkastin RedBlend, regjisori legjendar reflektoi mbi Top Gun: Maverick.

Ai u shpreh: "Thjesht e dua Top Gun: Maverick, dreqin. Mendoj se është fantastik. E pashë në kinema... atë dhe ëest Side Story të Spielberg, të dy dhuruan spektakël të vërtetë kinematografik, të tillë që gati sa mendova se nuk do të shihja më të tillë. Ishte fantastik".

Tony Scott, i cili drejtoi filmin origjinal Top Gun më 1996, vdiq në vitin 2012.


Sidoqoftë, regjisori i Inglorious Basterds vuri ri si regjisori i Top Gun: Maverick, Joseph Kosinski pa u përpjekur shumë adaptoi stilin kinematografik të Scott.

Tarantino tha: "Por, gjithashtu ishte një aspekt shumë, shumë i dashur, sepse i dua të dy (regjisorët e Top Gun). Kinematografia e Tony Scott është fantastike, dhe e dua Tonyn kaq shumë, saqë mendoj se më afër se kaq nuk do të jemi kurrë të shohim një film të Tony Scott".

Ai vazhdoi: "[Joseph Kosinski] bëri një punë të madhe. Respekti dhe dashuri ndaj Tonyt ishte në secilën skenë. Ishte gati në secilin vendim. Ishte aty, ndërgjegjshmërisht, por në një mënyrë shumë të bukur që ishte njëmend respektuese.



"Dhe mendoj se ishte në çdo vendim që mori Tom [Cruise] në film. Është gjëja më e përafërt që do të mund të shohim sa i përket filmave të Tony Scott, dhe është, dreqin, brilante".


59-vjeçari gjithashtu zbuloi se para se të publikohej filmi, e kishte petur Criuse si do ta bënin filmin pa Scott. Por, aktori kishte insistuar se "e kemi gjetur një zgjidhje".

Deri më 5 gusht, Top Gun: Maverick ka grumbulluar rreth 1.288 miliardë nëpër tërë botën, zyrtarisht duke u bërë filmi më fitimprurës i vitit 2022.

Në fundjavën hapëse, ComicBook raportoi se filmi i ri nga ai origjinali i vitit 1986, fitoi plot 248 milionë dollarë nëpër mbarë votën, duke e bërë atë si një prej fundjavëve hapëse të Criuse më të mëdha ndonjëherë.

Kështu që nuk është befasi se Paramount ka shfaqur interesim për ta bërë edhe filmin e tretë.

Ylli i filmit, Miles Teller gjithashtu së fundmi foli për Entertainment Tonight, ku tha se ka folur me Tom Cruise për paraqitjen e tij edhe në filmin e tretë.

"Do të ishte madhështore, por kjo varet nga TC (Tom Cruise)",
tha ai.

"Krejt varet nga Tom. Kam pasur disa biseda me të rreth kësaj. Të shohim".

Lajme të ngjashme