Zjarr në një shtëpi me persona me aftësi të kufizuara në Francë, 11 të zhdukur - NACIONALE

Zjarr në një shtëpi me persona me aftësi të kufizuara në Francë, 11 të zhdukur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën njëmbëdhjetë persona janë zhdukur pas zjarrit në një shtëpi ku kishte persona me aftësi të kufizuara në Wintzehnheim, sipas autoriteteve në prefekturën Haut-Rhin, në pjesën lindore të Francës.

Gati 80 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, pasi shërbimet emergjente u njoftuan në orën 6 e 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës, raporton televizioni BBC.

Duket se zjarri kishte nisur në një pronë që përdorej nga një organizatë bamirëse që u ofron ndihmë të rinjve me aftësi të kufizuara.

Raportohet se 17 persona janë evakuuar, ndërsa të paktën një është dërguar në spital.

Duke konfirmuar se operacioni i shpëtimit ishte duke vazhduar, ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, tha se ka gjasa që nga zjarri do të ketë disa viktima në qytezën afër kufirit me Gjermaninë.

Njëmbëdhjetë të zhdukurit janë pjesë e një grupi personash nga Nancy, gjithashtu në pjesën lindore të Francës, sipas agjencisë “Reuters”.

Lajme të ngjashme