Zelensky e dënon korrupsionin në zyrat e rekrutimit: Është dhënë ryshfet deri në 15 mijë dollarë - NACIONALE

Zelensky e dënon korrupsionin në zyrat e rekrutimit: Është dhënë ryshfet deri në 15 mijë dollarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kritikuar korrupsionin në lidhje me lirimin nga rekrutimi i burrave në ushtri me arsyetime gjoja shëndetësore, duke thënë se sistemi i rekrutimit ka qenë i përfshirë në korrupsion e largime masive nga vendi.

Zelensky tha se Këshilli për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje i kishte analizuar të dhënat që e tregojnë shkallën e përjashtimeve të rreme nga shërbimi, marrjen e ryshfetit dhe fluturimet jashtë vendit që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar. Ai shtoi se ende duke është vazhduar hetimi për përjashtimet e dyshimta mjekësore nga rekrutimi, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ka shembuj të rajoneve ku numri i përjashtimeve nga shërbimi ushtarak për shkak të vendimeve të komisioneve mjekësore është rritur dhjetëfish nga shkurti i vitit të kaluar. Është absolutisht e qartë se çfarë lloji i vendimeve janë këto. Vendime të korruptuara”- shtoi presidenti ukrainas.

Ai tha se hetimi kishte shpërfaqur praktika korrupsioni në rajone të ndryshme dhe nga zyrtarë në pozita të ndryshme, përfshirë ryshfetin me shumë nga 3 mijë deri në 15 mijë dollarë.

Zelensky tha se nevojitet një analizë tjetër për ta përcaktuar numrin e personave që kanë ikur jashtë vendit, kryesisht mbi bazën e vendimeve të komisioneve mjekësore.

“Po flasim për të pakën mijëra individë”- shtoi presidenti Zelensky, i cili këtë muaj i shkarkoi të gjithë drejtorët e qendrave rajonale të rekrutimit ushtarak.

Ai tha se mbi 100 raste kriminale ishin hapur në një hetim të gjerë, që është nisur pas një skandali të ryshfetit në një zyrë rekrutimi në Odesa muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme