Zbulohet propozimi i ShBA-së për paqe në Ukrainë: Kievi jo në NATO, Rusisë t'i hiqen sanksionet - NACIONALE

Zbulohet propozimi i ShBA-së për paqe në Ukrainë: Kievi jo në NATO, Rusisë t'i hiqen sanksionet

1 vit më parë

nga Nasuf Abdyli

Agjencia e lajmeve “Reuters” e ka parë tekstin e një grumbulli propozimesh të paraqitura për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë e Ukrainës e të cilat iu prezantuan zyrtarëve evropianë nga emisari amerikan, Steve Witkoff, gjatë bisedimeve në Paris më 17 prill.

Kjo agjenci e publikoi pa ndërhyrje dokumentin që e ka siguruar, të cilin gazeta Nacionale jua sjell të përkthyer në gjuhën shqipe:

Kornizë e Marrëveshjes Rusi – Ukrainë

E transmetuar gojarisht

Përmbledhje: Këto kushte e paraqesin ofertën përfundimtare nga Shtetet e Bashkuara për të dyja palët.

Armëpushimi

-Armëpushim i përhershëm

-Të dyja palët angazhohen menjëherë në bisedime për zbatimin teknik

Garancia e sigurisë për Ukrainën

-Ukraina pranon garanci të fortë sigurie

-Shtetet garantuese do të jenë një grup ad hoc i shteteve evropiane plus shtete joevropiane që janë të gatshme

-Ukraina nuk do të kërkojë që t’i bashkohet NATO-s

-Ukraina mund ta ndjekë anëtarësimin në BE

Territori

-ShBA-ja ofron njohje de jure të kontrollit rus të Krimesë

-ShBA-ja ofron njohje de fakto të kontrollit rus të Luhanskut

-ShBA-ja ofron njohje de fakto të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të Zaporizhias, Donetskut dhe Khersonit

-Ukraina e rimerr territorin në rajonin Kharkiv

-Ukraina e rimerr kontrollin e Centralit të Energjisë Bërthamore në Zaporizhia përmes kontrollit të ShBA-së dhe administrimin e objektit, ndërsa energjia u distribuohet të dyja palëve, si dhe gjithashtu (kontrollin e) Digës Kakhovka

-Ukraina gëzon kalim të papenguar mbi Lumin Dnieper dhe kontrollin e zonës së rërët Kinburn

Ekonomia

-Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të zbatojnë bashkëpunim ekonomik / marrëveshjen për mineralet

-Ukraina do të rindërtohet plotësisht dhe do të dëmshpërblehet financiarisht

-Sanksionet ndaj Rusisë, që kanë rezultuar nga ky konflikt që nga viti 2014, do të hiqen

-Bashkëpunim ekonomik ShBA – Rusi në fushën e energjisë dhe në sektorë të tjerë industrialë

Lajme të ngjashme