Videoja e publikuar e arratisjes së kolonës ruse nga Limani është shkatërruar plotësisht - NACIONALE

Videoja e publikuar e arratisjes së kolonës ruse nga Limani është shkatërruar plotësisht

2 muaj më parë

nga Lirim Krasniqi

Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet ajrore që pretendon se tregojnë një kolonë të shkatërruar të ushtrisë ruse dhe automjeteve të tjera që po largohen nga qyteti lindor i Ukrainës, Liman.

Video tregon automjete të shkatërruara dhe trupa të ushtarëve rusë të vrarë në sulmin ukrainas.

Kujtojmë se Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi dje se forcat ruse ishin tërhequr nga ai qytet strategjik i rëndësishëm në rajonin e Donetskut dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy konfirmoi sot se Liman ishte "pastruar plotësisht" nga forcat ruse.

Guvernatori ukrainas i rajonit të pushtuar të Luhanskut, Serhii Hajday, tha se çlirimi i Limanit është "një faktor kyç për de-okupimin e ardhshëm të Luhanskut". /Nacionale/

Lajme të ngjashme