Vdes O.J Simpson: Ish-futbollisti dhe protagonisti i “gjyqit të shekullit” - NACIONALE

Vdes O.J Simpson: Ish-futbollisti dhe protagonisti i “gjyqit të shekullit”

2 javë më parë

nga NACIONALE

O.J Simpson, ylli i futbollit amerikan dhe protagonist i “gjyqit të shekullit”, ka vdekur të mërkurën në moshën 76 vjeçare.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim për media prej familjes së tij:

“Më 10 prill, babai ynë, Orenthal James Simpson, u mposht në betejën me kancerin”.

O.J Simpson akuzohej për vrasjen e ish-gruas së tij dhe shokut të saj, në rastin e njohur si “gjyqi i shekullit”. Më 1995 ai ishte liruar nga këto akuza.

Simpson shmangi dënimin pasi u shpall i pafajshëm. Më vonë, ai kishte vuajtur një dënim prej nëntë vjetësh në Nevada, pasi ishte shpallur fajtor për vjedhje të armatosur dhe rrëmbim të dy personave, siç shkruan “REL’.

Në fund të viteve ’60 dhe 70’, ai njihej si një prej sportistëve më të mëdhenj. Karriera e tij, ndryshoi më pas pas vrasjes së ish-gruas dhe shokut të saj.

Me këtë rast, ai do të bëhej i dyshuari kryesor. Gjykimi ndaj tij, ishte një prej më të ndjekurve në Amerikë.

Sipas prokurorëve, Simpson kishte vrarë ish-gruan e tij për shkak të xhelozisë, dhe ishin paraqitur prova si flokë e teste të fibrave. Prokurorët kishin kërkuar që ai t’i provonte një palë doreza me gjak që ishin gjetur në vendin e krimit, dhe se në rast se i bënin, do të vërtetohej se ishte vrasësi.

Dorëza ishte e vogël dhe aty, ai iu kishte treguar gjykatësve se nuk ishte vrasësi.

Lajme të ngjashme