Vdekja e 300 fëmijëve nga shirupi i kontaminuar i kollës, OBSH kërkon veprim të shpejtë - NACIONALE

Vdekja e 300 fëmijëve nga shirupi i kontaminuar i kollës, OBSH kërkon veprim të shpejtë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë reaguar pas vdekjes së më shumë se 300 fëmijëve nga shurupi i kontaminuar i kollës.

OBSH bëri thirrje të hënën për “veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar” për të çrrënjosur ilaçet nën standarde dhe të falsifikuara në mbarë botën.

Të paktën shtatë vende kanë raportuar incidente që përfshijnë shurupe të kollës pa recetë për fëmijët gjatë katër muajve të fundit, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një deklaratë.

Në vendet si Gambia, Indonezia dhe Uzbekistani, janë regjistruar më shumë se 300 vdekje të lidhura me kontaminim.

Shumica e vdekjeve ishin në mesin e “fëmijëve të vegjël nën moshën pesë vjeç”.

Incidentet e raportuara përfshijnë kontaminim të konfirmuar ose të dyshuar të shurupeve të kollës të prodhuara nga India me nivele të larta të dietilen glikolit dhe etilen glikolit.

“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë dhe agjentë antifriz që mund të jenë fatale edhe nëse merren në sasi të vogla”, paralajmëroi OBSH.

Ato “nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe”.

OBSH ka lëshuar paralajmërime kundër përdorimit të shurupeve të kollës të zhvilluara nga firmat indiane Marion Biotech dhe Maiden Pharmaceuticals në lidhje me vdekjet e dyshimta.

Lajme të ngjashme