Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë, të paktën 38 të vdekur - NACIONALE

Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë, të paktën 38 të vdekur

1 orë më parë

nga NACIONALE

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë të shtunën herët, ka njoftuar agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive.

Numri zyrtar i viktimave pritet të rritet ndërsa ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit. Agjencia BNPB ka bërë të ditur se disa persona kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme.

Ndërtesat në rajon janë dëmtuar nga tërmeti dhe dhjetëra lëkundje të pasme që pasuan.

Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 sipas kohës lokale të shtunën (22:00 GMT të premten). Sipas agjencisë indoneziane të meteorologjisë dhe gjeofizikës, tërmeti kishte një thellësi prej 15 kilometrash.

Sa më i cekët të jetë një tërmet, aq më shkatërruese priren të jenë efektet e tij në sipërfaqe.

Lëkundje të forta të pasme u ndjenë në të njëjtën zonë, përfshirë një me magnitudë 6.1.

Lajme të ngjashme