Vazhdojë kufizimet për gratë në Afganistan, talebanët u ndalojnë punën edhe në organizata humanitare
Në lëvizjen më të fundit të talebanëve për të kufizuar liritë e grave në Afganistan, punëonjësve femra të organizatave joqeveritare, u është thënë që më të mos shkojnë në punë.
Sipas një letre nga ministria e Ekonomisë, administrata e drejtuar nga talebanët e Afganistanit ka urdhëruar të gjitha organizatat joqeveritare, vendase dhe të huaja që të ndalojnë punën për punonjëset femra.
Letra, përmbajtja e së cilës është konfirmuar nga zëdhënësi i ministrisë së ekonomisë, Abdulrahman Habib, thotë se punonjëset femra të OJQ-ve nuk lejoheshin të punonin deri në një njoftim të dytë.
Sipas zëdhënësit, kjo masë kishte ardhur pas dyshimeve që disa gra nuk po i përmbaheshin interpretimit të administratës për kodin islam të veshjes.
Ndërkohë, ka pasur reagime nga punëtorët e tjerë humanitarë, që kanë thënë se personeli i femrave është thelbësor për të siguruar që gratë e tjera të kenë akses në ndihma.
Habib tha se ndalimi zbatohej për organizatat nën organin koordinues të Afganistanit për organizatat humanitare, të njohura si ACBAR. E ndërsa ACBAR nuk përfshin Kombet e Bashkuara, aty përfshihen më shumë se 180 OJQ vendore dhe ndërkombëtare, ku shumë prej tyre shpesh kontraktohen nga OKB-ja për të kryer punën e saj humanitare.
Ende nuk dihet ndikimi që mund të ketë urdhër mbi agjencitë e OKB-së, që kanë një prani të madhe në Afganistan, dhe vazhdon të jetë e paqartë nëse rregulli do të zbatohet edhe gratë nga vendet e tjera.
Ky sulm ndaj të drejtave e lirive të grave, vjen vetëm pak ditë pas ndalimit të tyre për ndjekjen e universitetit. Veprim i cili shkaktoi dënime ndërkombëtare, më ministrat e jashtëm nga G7 që u bënë thirrje talebanëve të heqin ndalimin, duke paralajmëruar se "persekutimi gjinor mund të jetë një krim kundër njerëzimit".

