Talibanët ndalojnë edhe arsimin universitar për gratë në Afganistan
Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit të Lartë afgan, ka konfirmuar për CNN, se qeveria talebane në Afganistan ka pezulluar arsimin universitar për të gjitha studentet femra në vend.
Nga një letër e publikuar nga ministria, është njoftuar se vendimi pritet të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në një njoftim të dytë.
Vendimi i fundit do të thotë kufizim i mëtejshëm i grave në arsimin formal, pasi ato tashmë ishin të përjashtuara nga shkollat e mesme.
Vetëm tre muaj më parë, mijëra gra e vajza hynë në provime pranuese të universiteteve në të gjithë Afganistanin. Por megjithatë, kishte kufizime gjithëpërfshirëse për lëndët që ato mund të studionin, me shkencat veterinare, inxhinierinë, ekonominë dhe bujqësinë të lejuara si dhe gazetarinë por që ishte e kufizuar rëndë.
Kujtojmë se, pas pushtimit të talebanëve vitin e kaluar, universitetet përfshinin klasa dhe hyrje të ndara sipas gjinisë, ku studentet femra mund të mësoheshin vetëm nga profesoresha apo pleq.
