Vallëzoi me Putinin në dasmën e saj, ish-ministrja e Jashtme austriake zhvendoset në Rusi
Karin Kneissl, ish-ministre e Punëve të Jashtme e Austrisë, ishte një figurë kontraverse në politikën austriake. Në dasmën e saj në vitin 2018, ajo kishte vallëzuar me Vladimir Putinin, president i Rusisë, pak muaj pasi Rusia ishte akuzuar për sulmin ndaj ish-spiunit rus në Britani, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij.
Siç raporton Associated Press, Kneissel është zhvendosur në Rusi.
Karin Kneissl, 58, njoftoi të mërkurën në aplikacionin Telegram, se ponit e saj, të cilat ajo i mbante në Siri, u dërguan në Rusi me një avion ushtarak rus, raporton AP.
Ndryshe, Kneissl ishte politikane nga radhët e partisë të së djathtës ekstreme “Partia e Lirisë” dhe shërbeu si ministre e Jashtme e Austrisë gjatë viteve 2017-2019.