Ukraina thotë se Rusia po përgatitet për një ofensivë të madhe më 24 shkurt
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se Rusia është duke përgatitur një ofensivë të re të madhe e cila mund të nisë më 24 shkurt.
Sipas Oleksii Reznikov, Moska ka grumbulluar mijëra trupa dhe mund të “provojë diçka” për të shënuar përvjetorin e pushtimit fillestar të vitit të kaluar.
Ky sulm, gjithashtu do të shënonte Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë që mbahet më 23 shkurt dhe festohet nga ushtria, ndërsa Reznikov ka shtuar se Moska kishte mobilizuar rreth 500,000 trupa për ofensivën e mundshme.
Për ofensivën e mundshme ka folur edhe Instituti për Studimin e Luftës (ISË) me bazë në ShBA, nga u tha se kohët e fundit se Moska mund të kërkojë të "ndërmerr një veprim vendimtar dhe të nisë një ofensivë të madhe në lindje.
Ndërkohë, në zhvillime të tjera, Rusia ka sulmuar me raketa qytetin Kramatorsk duke lënë të vrarë tre persona e disa të plagosur.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka vazhduar kërkesat e tij për avionë luftarakë. Në një thirrje të re ndaj perëndimit, Zelenksy ka thënë se, “e vetmja mënyrë për të ndaluar terrorizmin rus është ta mposhtim atë. Me tanke, avionë luftarakë, raketa me rreze të gjatë."
Kujtojmë se thirrjet e Ukrainës për avionë luftarakë, kanë nisur pas premtimit të vendeve aleate që do ta furnizojnë vendin me tanke moderne.

