Si do ta ndihmonin avionët luftarakë F-16, luftën e Ukrainës me Rusinë? - NACIONALE

Si do ta ndihmonin avionët luftarakë F-16, luftën e Ukrainës me Rusinë?

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pasi arriti të marrë premtimin e perëndimit për furnizim me tanke moderne, Ukraina ka shtuar presionin në kërkim të avionëve luftarakë F-16.

Çfarë është F-16?

F-16 Fighting Falcon është një avion luftarak i lehtë, i projektuar në vitet 1970, i përdorur fillimisht në vitin 1979, ndërsa kishte gjetur përdorim të madh nga forcat amerikane edhe në luftërat në Irak dhe Afganistan.

I prodhuar fillimisht nga ShBA në një konsorcium me Belgjikën, Danimarkën, Holandën dhe Norvegjinë, ky avion mund të fluturojë me dyfishin e shpejtësisë së zërit, ndërsa është bërë një nga avionët ushtarakë më të njohur në botë dhe vazhdon të mbetet gjerësisht në përdorim. Sipas prodhuesit amerikan Lockheed Martin, ekzistojnë më shumë se 3,000 F-16 që përdoren në 25 vende.

Edhe pse ky model është zëvendësuar nga F-35, ai vazhdon të prodhohet për shkak se është më lirë dhe sepse ShBA nuk jep gjithmonë leje eksporti për avionët më modern.

Pse e kërkon Ukraina?

Në fillim të luftës me Rusinë, Ukraina kishte një forcë të vogël ajrore të avionëve të standardit sovjetik, që sipas raportimeve arrinte në 120 avionë, e ndërsa lufta po vazhdon, ky numër është ulur shumë marrë parasysh numrin e avionëve rusë.

Por edhe mbrojtja kundërajore e Rusisë konsiderohet si efektive dhe Ukraina ka pasur një përdorim relativisht të kufizuar të fuqisë ajore, ka qenë edhe vetë Moska që ka ngurruar për të rrezikuar forcat e saj përtej vijës së frontit, duke dashur të minimizojë humbjet.

Megjithatë, ndërsa Kievi është duke planifikuar një ofensivë në pranverë, dhe një rezistencë ndaj përpjekjeve të Moskës për të thyer bllokimin aktual ushtarak, mendohet se vendi po shpreson që avionët e shpejtë mund të ndihmonin në këtë gjë.

Çfarë po thotë perëndimi?

Përkundër përpjekjeve të Ukrainës për të siguruar këta avionë, deri më tani nuk ka pasur shumë përgjigje positive, ditën e hënë presidenti amerikan Joe Biden ka thënë “jo”, të paktën tani për tani.

Kjo përgjigje i bën të pamundura perspektivat për një furnizim të shpejtë të avionëve luftarakë, por duke menduar municionet e tanket, dihet se shumë të pamundura janë bërë të mundura, dhe nuk është shumë e qartë se tema është debatuar siç duhet brenda sistemit amerikan.

Megjithatë, qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë deri më tani ka qenë kritik. E ndërsa vendi ka kontroll mbi rieksportin e avionëve, asnjë komb nuk do të dëshirojë të jetë në hap me Uashingtonin, duke pasur parasysh shqetësimet për çdo hakmarrje të mundshme ruse. Dërgimi i avionëve është përjashtuar edhe nga Britania e Gjermania.

Deri më tani, një nga vendet që ka pranuar të ndihmojë Ukrainën për të marrë F-16 është vetëm Polonia, e mendje të hapur në këtë çëshje duket se ka edhe Franca. Prandaj, me Ukrainën që vazhdon të lobojë, çështja nuk ka gjasa të zhduket.

Lajme të ngjashme