Pas marrjes së tankeve, Ukraina shton presionin për avionë luftarakë - NACIONALE

Pas marrjes së tankeve, Ukraina shton presionin për avionë luftarakë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ditët e fundit zyrtarët ukrainas kanë përshkallëzuar fushatën e tyre të lobimit publik për avionët luftarakë F-16, prodhim i ShBA-së, duke argumentuar se kanë nevojë urgjente për ta në mënyrë që të mbrohen nga sulmet me raketa dhe dronë rusë.

Megjithatë, kjo kërkesë është duke u parë me skepticizim nga zyrtarët e ShBA-së dhe aleatët të cilët kanë thënë se avionët do të ishin “jopraktikë”, pasi kërkojnë trajnim të konsiderueshëm dhe mund të rrëzohen lehtë nga sistemet anti-ajrore ruse.

Sipas CNN, ajo që ka habitur më shumë zyrtarët amerikanë, është arsyeja se pse Ukraina po bën një shfaqje kaq publike për F-16, ndërsa avionët nuk ishin përmendur shpesh në listën e armëve të Ukrainës.

Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti ishte pyetur nëse do t’i siguronte ose jo Ukrainës këta avionë, pyetje që ai i ishte përgjigjur thjesht më një “jo”.

Ndërkohë edhe evropianët, përfshirë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri holandez Mark Rutte kanë thënë se ndërsa "asgjë nuk është e ndaluar në parim", as Holanda dhe as Franca nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Ukraina për të dërguar avionët luftarakë.

Nga ana tjetër Ukraina vazhdon të përshkruajë avionët si një “prioritet” për vendin, sipas CNN të nxitur se me presion të mjaftueshëm mund të sigurojnë edhe sistemet e armëve që konsiderohen vija të kuqe nga perëndimi.

“Ajo që është e pamundur sot është absolutisht e mundur nesër,” - raportohet të ketë thënë ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Deri më tani, këmbëngulja ukrainase ka dhënë rezultat, jo vetëm në sigurimin e tankeve të rënda gjermane dhe amerikane, por në dhjetor, pas disa muajsh presioni nga ukrainasit, edhe ShBA më në fund ra dakord të dërgonte një bateri të mbrojtjes ajrore Patriot - një sistem që ShBA-ja dikur e konsideronte gjithashtu sfiduese për ta transferuar.

Lajme të ngjashme